Topalli zbulon skenarin e Bashës: Nesër kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin, do ikë sërish

Topalli zbulon skenarin e Bashës: Nesër kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin, do ikë sërish

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli zbardh planin e Lulzim Bashës për thyerjen e bojkotit të Kuvendit pas gjashtë muajsh duke marrë pjesë nesër në seancë dhe atë që do ndodhë më pas. Përmes në postimi në rrjetet sociale, ish-numri dy i PD akuzon Bashën se po rikthehet në Kuvend vetëm për të shpëtuar mandatin e tij, pasi sipas saj, bojkoti i opozitës do rinisë sërish pikërisht nga dita e nesërme sapo të votohet prezenca në fillim të seancës. Topalli shton gjithashtu se rikthimi i i opozitës në rrugën institucionale bëhet në një kohë kur studentët bojkotojnë dhe protestojnë, ndërsa e konsideron absurde këtë lëvizje të Bashës. Ajo ngre edhe pyetjen se pse bojkotoi për 6 muaj me radhë Kuvendin Lulzim Basha?

Postimi i Topallit:
Kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Pra po të mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet. Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames. Sapo te votoje prezencen, dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh… Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve. Luli hap dialogun ne parlament ( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli. A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 19/12/2018 22:35

    I lepiheshe Saliut sa kohe ishe ne PD po prape nuk mjaftoje. Per mua ti inatin e ke me Berishen po nuk guxon tja zesh emrin me goje. Edhe Enverin se kishin kaq frike sa keni ju Saliun.

    Përgjigju
  • Besua nga Vlora: 19/12/2018 22:14

    Po ik o zonj e nderuar se ti sje me e paket mos bej si e virgjer tani...apo kur mbarojn kockat per te lepir fillojm e kafshojm njeri tjetrin...ikni pa ju te PD jeni rraca me poshter qe ka par politika shqipetare...ikni se ju e dogjet Shqiperin edhe jeni gati ta digjni prap vetem e vetem per te pasur pushtet...

    Përgjigju
  • Berti: 19/12/2018 19:51

    Akoma del kjo sorra,gjith jeten do na dalin para kto ne me vlla?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë