Një banor i Kalishtit të Strugës ka denoncuar në mediat Maqedonase një ngjarje të pazakontë. Në aeroportin e Ohrit teska ai po udhëtonte drejt Zvicrës kishte me vete për dhuratë një top futbolli me simbolet e Shqipërisë dhe Kosovë. Këtu ndodhi çudia. Autoritetet nuk e kanë lejuar ta marrë me vete në bord se thjesht nuk i ka pëlqyer kjo gjë
Jusufi, thotë për StrugaLajm se ju tha se ky top nuk ka simbole të Maqedonisë dhe si tillë nuk mund të lejohet të dali jashtë saj.’
"Një ngjarje e pazakontë që të kujton kohët e shkuara, ku çdo simbol që lidheshte me shqiptarët ndaloheshte .Edhe arsyetimi ishte absurd, sepse na u tha se topi nuk ka simbole të Maqedonisë ‘’përfundon ai.
Një ngjarje, gjithsesi e pazakontë për botën normale, por jo aq e çuditshme kur dihen sjelljet e autoriteteve të Maqedonisë ndaj shqiptarëve dhe simboleve të tyre
/Shqiptarja.com