Ish-presidenti Bamir Topi zbulon në ‘Kontrast’ çfarë i tha Ramiz Alia në 2009 për Sali Berishën

TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi, ka treguar për herë të parë një deklaratë që i ka thënë Ramiz Alia, gjatë kohës kur ai ishte në krye të shtetit. Në një takim në 2009, Topi ka treguar se Ramiz Alia i kishte thënë se “Sali Berisha ishte i treguar i pabesë me të”. Duke bërë një deduksion, Topi thotë se ky është një tregues se Sali Berisha është ftuar për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Studentore.

“Në 2009 isha i ftuar në një rreth shumë të ngushtë dhe në ikje e sipër, duke dashur dhe unë që t’i shmangem një bisede të tillë, e cila sa më interesonte, aq edhe nuk më interesonte s’isha president, ai jep konsideratat për Berishën. Është dhjetor i 2009, pra Ramiz Alia për Berishën, dhe më tha “nuk e di si i ke raportet me Berishën, por me mua është treguar i pabesë”. E mbylla, nuk doja të isha në vazhdim të një bisede të tillë. Se çfarë donte të thoshte, “në raport me mua”, se cili ka qenë raporti i tij me të, secili mund të bëjë një analizë të tillë, unë solla një bisedë kalimthi të një njeriu që është ftuar për t’i futur te lëvizja Studentore. Dukej sikur gjithçka po orientohej dhe sot fakti që edhe gjenerimi i elementëve të rinj, vejnë nga familje të lidhura me regjimin, diagnoza nuk është problem, është një diagnozë e vendosur dhe Shqipëria me klasën dirigjente që erdhi pas Ramiz Alisë zbatoi Katovicën”, u shpreh Topi.

Ndalur te aktualiteti, në një kohë që e konsideron politikën më të keqe të mundshme që ka pasur Shqipëria në 30 vite, ish-presidenti Bamir Topi, ka bërë një analizë të asaj që është shkaktar se përse edhe pse kaq shumë vitesh, Edi Rama dhe Sali Berisha janë ende kryefjalë. I ftuar në ‘Kontrast’, me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, zanafillën e sheh te marrëveshja e 2008, për ndryshimin e Kushtetutës.

“Kjo dyshe është dyshja e arkitektëve të rrënimit të sistemit politik demokratik në Shqipëri, janë bashkëpunëtor. Unë e kam thënë historinë e 2008 sepse e kam pikë referimi. Të dy palët, askush nuk ka pendesë për këtë, Rama nuk ka pendesë se është në pushtet, por nuk ka pendesë as Sali Berisha. Ndryshimi i 2008, i dha oksigjen të përkohshëm Berishës. Çdo ditë që ka kaluar vërteton këtë gjë. Berisha e ka të vështirë që të dalë para demokratëve dhe të bëj mea culpa për një gjë që i ka shkaktuar gjëmën dhe situatën më të rëndë asaj PD, nuk ka asnjë alibi, se Rama me të drejtë thotë unë jam fitues dhe mbizotëron të gjitha pushtetet, sot nuk ke parlament. Ndryshimet e 2008 hoqën mekanizmin e kontrollit të kryeministrit, ishte një mekanizëm mbrojtës i pranuar nga të dyja palët. Ai që mbron të kundërtën, ose është shërbëtor i këtyre 2 njerëzve”, tha Topi.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe analisti Lorenc Vangjeli, që e sheh Berisha-Rama një binom, ku nëse s’do ekzistonte njëri, s’do ekzistonte tjetri.

“Rama dhe Berisha kanë krijuar një binom që mbajnë njëri tjetrit. Parë Berishës, Rama ngjan si një adoleshent që sapo ka dalë në jetë, Berisha oferta e vetme që të prodhojnë demokratët, i aftë të mund Ramën, dhe vetëm ai mendojnë demokratët mund ta rrëzojë Ramën, është krijuar ky ekuilibër i tij, fillesë që nisë që në 4 janar 1991. E ndërsa Nano, ishte një burrë i pjekur që sillej si një adoleshent”, shtoi Vangjeli.

Nisur nga ajo që çfarë është parë deri më tani, Topi thotë se nuk pret surpriza në 14 maj. Nga një parti që ende o lufton për vulën dhe siglën, Topi thotë se nuk pret asgjë.

“Për mua po, zgjedhjet e 14 majit kanë një rezultat të shkruar. Një formacion i dyzuar, në një kohë kur motorët e fushatës janë ndezur, ende luftojnë për identitet. Ato që luftojnë për siglën dhe vulën nuk kanë kredibilitet, se ai që ka elektoralin, ai del dhe krijon një raport tjetër. Propozimi im është, të dalin dhe të krijojnë premisat e një të djathte moderne, ku askush të mos ketë të drejtën të përdor sigël  dhe vulën, me një program mbi interesa reale, jo që i atashohen partive politike për të mbuluar zullumet e tyre. Nuk ka kohë dhe sens të futesh në zgjedhje kur je në betejë për siglën”, tha Topi.

“Kemi një opozitë që nuk është në bursë, por që nuk është alternativë për pushtet”, shtoi Vangjeli.

Ai nuk i beson skenarit se Ilir Meta synon marrjen e drejtimit të opozitës nën bekimin e Sali Berishës.  Ish-presidenti kërkon një rikonfigurim të së djathtës, që shkon përtej emrave.

 “Nuk më rezulton që Meta të marrë drejtimin e opozitës me bekimin e Berishës. Nëse do ishte një zgjidhje e tillë, nuk çon aty ku unë mendoj. Rikonfugurimi i opozitës, të një qendre të djathtë modele, ka shumë element brenda, nëse e lidhim me emra bëjmë shumë gabim, duhet të gjenerohet nga burimet të brendshme, jo nga burime që janë provuar. Pas 30 vitesh, gjenerata të reja janë prodhuar, dhe më duket anormalë që ato që kanë lindur në ’90, ja në 30 vjeç dhe ti e ke pasur kryeministër. Kjo politikë me njerëz që e kanë ezauruar misionin e tyre, nuk duhet të merren në konsideratë. Koha për to kanë mbaruar”, shtoi ish-presidenti.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 10/01/2023 10:18

    Ramizi hapi rruge per demokratizim dhe formim te Partie, Salihu "vrapoi para Ramizit,doli te Qyteti Studenti,te studentet e grumbulluar ne proteste dhe ju "zbrabiti"vodhi nga dora lidershipin e studenteve e doli ne krye te protestes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano