Teksa po fliste për krimet çnjerëzore të komunizmit, Ademi tha se tani ato do të mund të paraqiten në mënyrë “atraktive”, që do të thotë zbavitëse. Simon Miraka, kreu i Shoqatës të së Përndjekurve Politikë u mundua ta korrigjonte Ademin, duke theksuar termin “artistike” në vend të “atraktive”, por siç duket ishte tepër vonë pasi fjala e Ademit u dëgjua qartë.
“Në Shkodër persekucioni ka filluar herët në çdo familje, te intelektualët, te kleri. Nga më çnjerëzoret kanë qenë torturat dhe burgjet, por edhe gjithë sakrifica edhe e familjeve që kanë jetuar ndoshta jashtë mureve por në një ferr të vërtetë. Përdorim artin në këtë rast dhe ky projekt e propozon këtë për ta sjellë dëshminë me atraktivitet dhe për ta prekur realisht atë që ndodh. Janë ngjarje që në fakt edhe këto mure pse jo, edhe muret e zyrës s kryetarit të bashkisë kanë patur veshë” - tha kryetarja e bashkisë.
Zv/ministri i Zhvillimit dhe Turizmit Urban Gjon Radovani tha se puna e këtij institucioni duhej të niste 27 vite më parë.
Në nismën “Edhe murët kanë veshë” pritet të përfshihen qytetarë dhe artistë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









