Gazetari Almer Toska i ftuar në Report Tv u ndal tek vendimi i fundit i qeverisë që ka miratuar ndërtimin e një termocentrali të ri në Roskovec, Qarku Fier, ku mes përfituesve është edhe Bashkim Ulaj, botues pranë Sali Berishës. Toska e quan një vendim kriminal të marrë nga Balluku që sipas tij do të asgjësojë një nga zonat më prodhuese të Shqipërisë.
Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Toska ngre pyetjen se përse opozita nuk proteston për Belinda Ballukun, ndërsa zv.kryeministren e quan një ortake të Bashkim Ulajt.
Toska pyeti përfaqësuesin e PD, Dorian Teliti, nëse i komplekson emri i biznesmenit Ulaj. Por, Teliti nuk tha asnjë fjalë për të, duke thënë se i takon drejtuesit politik të qarkut të Fierit të merret më këtë çështje, pra Gazment Bardhi, për të cilin thotë se ka pasur reagim.
Ndërkohë, Toska thotë se Ulaj do jetë oligarku i parë që do arrestohet pas Ballukut.
Gazetari Almer Toska: Ajo që më bën mua të jem dyshues dhe kërkoj më shumë nga opozita është numrat, numra bëjnë diferencën, rritja e pjesëmarrjes do të thotë që njerëzit mbështesin këtë qasje dhe këtë lloj opozitë duke dalë në rrugë. Unë si qytetar nuk preferoj opozitë duke bllokuar rrugë, por goditjen ballore ndaj institucioneve drejtpërdrejtë, ndaj Bashkisë qoftë edhe ndaj Ballukut që këta e harrojnë. Unë do ta ftoja opozitën që më datën 26 dhjetor në orën 11:00 ti bashkoheshin protestës së banorëve në fshatit Suk në Roskovec ku Balluku ka marrë vendim kriminal duke asgjësuar një zonë të tërë duke lejuar ndërtimin e një termocentrali që do prodhojë për Greqinë. Banorët e asaj zone do asgjësohen, është zonë që prodhon me sakrifica, zona më e mirë bujqësore. Balluku si vrasëse e pamëshirë mori vendimin duke asgjësuar këtë zonë të tërë. Ka reaguar vetëm Bardhi.
Balluku e cila ka ardhur qëllimisht aty, një ortake e Bashkim Ulajt, që është ortaku kryesor që do përfitojë nga kjo, do ndajë fitimet me Ballukun. Pas arrestimit të Ballukut, Bashkim Ulaj do jetë oligarku i parë që do arrestohet. Balluku firmos asgjësimin një zone bujqësore më të mirë në Shqipëri, është antishqiptare. Unë prej që PD të ketë mobilizim dhe reagim më të fortë.
Dorian Teliti: Ne do protestojmë tek Rama dhe Veliaj. Se nëse shkojmë tek Belinda, do shkojmë tek shefi i Belindës që është Edi Rama. Ndryshe është për Veliajn, po të heq Ramën se kam heq Veliajn. Largimi i Veliajt dhe Ramës janë dy ngjarje të ndryshme, ndërsa largimi i Ramës e përfshin edhe largimin e Belinda Ballukut.
Toska: Një pyetje kam unë, a e komplekson PD përmendja e emrit të Bashkim Ulajt apo jo?
Teliti: Kë ka kompleksuar? Nuk e do se ca po ndodh atje, personi më adapt që mund ta drejtojë këtë çështje është ai që sot është drejtues politik i qarkut të Fierit, besoj se do ta trajtojë këtë çështje. Nëse s’ka reaguar do jem unë i pari që do them që s’ka reaguar. T’ia japim kohën personit.
Flet Teliti per Gaz Bardhin qe ben te fortin qe nuk eshte,ben juristin kur ai nuk lejoi arrestimin ne flagrance te vrasesit te Xhuvanit, eshte njeri pa bosht se ne fillim shante babin e Zenit dhe ne fund ju lepi . Per shines po te them Telit se po ja ne i birch popullit qe nuk ju do
PërgjigjuDhente zoti mend ke Damunet e arrestojme Ulajn. Demi nuk eshte per Berishen, qe baxhanak e ka, sesa per Ramen shokun per koke te Ulaj.
Përgjigju