TIRANË, 11 Shtator / ATSH/ "Festivali Mbarëkombëtar Folklorik i Drenasit" quhet evenimenti i cili është përkufizuar si manifestimi më i madh kulturor, i cili zhvillohet një herë në katër vite në Drenas të Republikës së Kosovës. Festivali, i cili ka nisur që prej datës 9 shtator, e që do të përfundojë në datën 13 shtator, ka si qëllim pasqyrimin e traditave, kulturës dhe folklorit burimor shqiptar. Në këtë event marrin pjesë rreth 2.000 artistë nga gjithë qytetet e Kosovës, bashkë me grupet folklorike nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, arbëreshët e Italisë, të Zarës së Kroacisë si dhe një grup me shqiptarët e Turqisë.
Këngët dhe ritet popullore, këngët e punës, baladat, këngët epike, legjendat, meloditë instrumentale, vallet burimore tradicionale, lojrat popullore, bashkë me veshjet tradicionale të paraqitura nëpërmjet kostumografisë, janë performancat e grupeve artistike, të cilët prezantohen në këtë festival të madh, i cili bashkë me festivalin e Gjirokastrës, mendohet që të jenë si festivalet më të mëdhenj që organizohen në trojet mbarëshqiptare.
Këtë edicion janë 52 grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe një grup arbëresh. Shqipëria prezantohet me 12 grupe folklorike nga Gjirokastra, Mallakastra, Elbasani, Mati etj.
Ky festival me peshë kaq të madhe, është i karakterit garues, ku juria profesionale është e përbërë nga specialistë të fushës së artit dhe kulturës së folklorit dhe etnografisë , mjeshtra të këngëve, valleve dhe kostumeve popullore, të cilët në përfundim të festivalit, grupeve më të mira do t'iu ndajë çmimet e merituara për prezantime më të suksesshme.
/k.m//m.m/
/Shqiptarja.com