ELBASAN, 5 Korrik/ ATSH- Miranda Sadiku/ - Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit, Parku Rinia, Rrapet e Bushekut, Rrapi i Bezistanit, Selvia e Seltës, Kodra e Krastës etj, janë këto disa nga zonat natyrore e turistike të Elbasanit, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët.
Jo shumë larg qytetit ndodhet një monument natyror, që tashmë njihet jo vetëm nga të moshuarit, por edhe nga të rinjtë. Është Rrapi i Mansit, pikë turistike me burime uji që frekuentohet nga qytetarët për argëtim ditor. Emërtimi lidhet me itinerarin e rrugës Egnatia në shek. II - IV që mendohet se ka vazhduar në luginën midis Teqes së Madhe dhe Krastës.
Në këtë vend ka qenë edhe stacioni i pushtimit i quajtur "Mansio". Prej këndej pika mori emërtimin Rrapi i Mansit. Historikisht për qytetin ka shërbyer si pikë dëfrimi, shlodhjeje, vecanërisht në festën e Ditës së Verës. Si dru nuk i ruan përmasat karakteristike për shkak të degradimit por mendohet se ka një moshë 605 vjeçare.
Rrapi i Bezistanit eshte një tjetër monument natyror në qendër të qytetit, shumë pranë portës së kalasë. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur "Bezistan", bërthamë e rëndësishme tregtare ndërtuar në shekullin e XVII që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht Rrapi i Bezistanit ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Përmasat tregojnë se ka një moshë mbi 500 vjeçare.
Rrapi i Vojvodës eshte nje tjeter monument natyror që ndodhet në të dalë të qytetit. Emërtimi me termin Vojvodë lidhet me periudhën e sundimit osman dhe ka marrë emrin e komandantit ushtarak, mëkëmbës në perandorinë osmane. Vojvoda kryente detyrën e komandimit ushtarak e të sigurimit të qetësisë në qytet. Rrapi shërbente si pikë kufitare për hyrjen e daljen në Elbasan. Si vend kryente funksionin e pritjes e përcjelljes së figurave, personaliteteve, delegacioneve në ditë të shënuara, si festa apo ngjarje të rëndësishme. Gjithashtu, rrapi shërbente si pikë takimi e drejtimi për karvanet që vinin nga fise të ndryshme të perandorisë. Përmasat tregojnë se ka një moshë rreth 700 vjeçare. /a.ke/
/Shqiptarja.com