TIRANË- Përfundon në pranga një 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme arrestoi Armand Shalari i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe rrezikon të vuajë dënimin me 20 vite burg.

Shalalari lindur në Krujë dhe banues në kryeqytet ishte shpallur në kërkim nga zyra qendrore e Interpolit pasi autoritetet Gjyqësore të Genovas më 9 maj 2014 kanë lëshuar urdhër arresti për vepren penale "Trafikim të lendeve narkotike", e parashikuar nga Kodi Penal Italian.
droge

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)