Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, kosovarët zbarkojnë në bregdetin shqiptar (VIDEO)

KUKËS- Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Rrugën e Kombit në një trafik të rënduar. Shkak për këtë janë bërë turistët shqiptarë të Kosovës të cilët si çdo vit zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar. 

Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë. 

Edhe në këtë javë të fundit të gushtit fluksi i shqiptarëve të Kosovës është i madh për të pushuar pranë brigjeve shqiptare. Plazhet të cilat ata preferojnë për të kaluar pushimet janë kryesisht Velipoja, Shëngjini, Durrësi apo Vlora. 

Vetëm 3 ditë më parë kryeministri Rama bëri me dije se vetëm në gusht Shqipëria kapi një shifër rekord të turistëve, pasi vetëm brenda 20 ditëve të para të muajit hynë 1 milion turistë me pasaporta të huaja. Por kryeministri gjithashtu dha edhe një lajm të mirë për turistët të cilët vijnë nga Kosova dhe hasin trafik në Rrugën e Kombit. Rama tha se 7 ura do të ndërtohen së shpejti në këtë rrugë dhe se do i jepet fund vargut të makinave si dhe aksidenteve të shpeshta. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erseksi: 24/08/2019 11:44

    Miresevini vellezerit tane KOSOVARE. Vleresim qe vendosin te pushojne dhe te shpenzojne ne vendin tone. Pa qente le te lehin e karvani te ec perpara

    Përgjigju
  • Prifterinjte Lazaratas Hoxhallaret Himariote: 24/08/2019 08:59

    Mir bejne qe vinë por të kene kujdes mos qelbin palzhin. Aty ku hane e pine ti mbledhin plerat e mos ti lene sa andej ketej në natyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik