Një vit e gjysmë pas këresës së SPAK, GJKKO ka urdhëruar konfiskimin e dhjetra pasurive të anëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të drogës në Belgjikë.

Grupi drejtohej nga 51 vjeçari nga Vlora Eridan Nebiu, i njohur edhe me mbiemrin kolumbian Eridan Guerrero.

Bëhet fjalë për pasuritë e Eridan Guerreos, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos Nebiu , të cilët janë akuzuar në Belgjikë për trafikim ndërkombëtar narkotikësh.

Konkretisht bëhet fjalë për sekuestrimin e 7 apartamenteve, 5 llogarive bankare me vlerë 42 mijë euro, 2 njësi shërbimi, 3 sipërfaqe trualli, 1 automjet, depo e garazh.

Eridan Veliu, i cili mban mbiemrin e gruas kolumbiane Eridan Munoz Guerrero rezulton të jetë dënuar në Belgjikë me 14 vite burg, si kreu i organizatës dhe që drejtonte disa laboratorë të kokainës atje.

Të pandehurit – Pasuritë e sekuestruara të secilit
Deljana Nebiu  - 4 apartamente, 1 njësi shërbimi, 2 llogari bankare (3,128,443.19 lekë dhe 5,011.45 euro)
Eridan (Eridian) R. Nebiu (Guerrero) - 1 apartament, 1 njësi shërbimi, 1 truall me banesë (në bashkëpronësi me Deljana Nebiun).
Sokol R. Çameri - 1 truall me banesë, 2 apartamente, 1 garazh, 1 depo, 1 rimorkio.
Julian Rexhepi (Veliu) - 1 truall me banesë, 3 llogari bankare (6,648.00 euro, 6,648.00 euro dhe 352.17 euro).
F.N.- 1 apartament (127.23 m²).
A.V.N - 1 automjet Audi A8.

lajm në përditësim... 

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.