Trafikoi 700 pako me kanabis, ekstradohet nga Greqia Surja Sinani

Trafikoi 700 pako me kanabis, ekstradohet nga Greqia Surja Sinani

Foto ilustruese

Gjirokaster- Një 48 vjeçar i dënuar me 6 vite burg për trafik droge është ekstraduar nga Greqia.

Më 5 prill 2016, Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë, informoi sot policia.

48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë

Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë