Është ekstraduar nga Venezuela Armand Gavelli, 44 vjeçari nga Berati, ndaj të cilit është dhënë vendimi me 12 vite burg.

Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Caracas/Venezuelë, drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar Gavellin me 12 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Gavelli, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë trafikuar një sasi lëndë narkotike e llojit Kokainë, nga Panamaja në drejtim të Shqipërisë.
 
Prangosja e tij u bë gjatë muajit Mars, ndërkohë që ekstradimi drejt Shqipërisë është realizuar sot si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Carakas.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)