GJKKO ka dënuar me 155 vite burg në total 28 të pandehur që u shpallën fajtorë për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi, sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra eurosh. 

Vendimi është dhënë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj.

Sipas SPAK, këta persona gjatë viteve 2022–2024 kanë organizuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë. Grupi siguronte dokumente të falsifikuara dhe, me ndihmën e ndërmjetësve, i dërgonte shtetasit shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare. Për transportimin e personave dhe dokumenteve ata përdornin agjencitë “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrën në këtë aktivitet të paligjshëm.

Pagesat shkonin nga 3 mijë deri në 10 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinin në destinacionet finale. 

Shqiptarët largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës “Schengen” në BE, ndërsa dokumentet false për të shkuar drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës, u dërgoheshin me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë. Në Spanjë, rrjeti kriminal u dërgonte përmes agjencisë së udhëtimeve 'Domi', dokumentet e falsifikuara, me të cilët niseshin për Angli, Irlandë, kryesisht për arsye ekonomike apo bashkim familjar.

Dokumentet false prodhoheshin në Tiranë, në një ambient të posaçëm të pajisur me kompjuterë, printera dhe materiale të tjera. Brenda ambientit u gjetën 37 vula të institucioneve private dhe shtetërore që shërbenin për falsifikime të ndryshme, përfshirë aplikime vizash, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Ndër personat e goditur si pjesë e këtij grupi ishte edhe Ylli Ibrahimaj, i cili u la në arrest shtëpie, por e vijonte prodhimin e dokumenteve të falsifikuara nga banesa bashkë me të birin, ku kishte ngritur një laborator të mirëfilltë për këtë qëllim. 

Të dënuarit
Njazi Ademaj
Ylli Riza Brahimaj
Rrezart Nasuf Domi
Osman Xhetan Luca
Artur Bajram Mici
Arsen Çlirim Caka
Jugert Fatmir Gashi
Emiljan Kin Marashi
Amarildo Xhetan Luca
Robert Lili Gjika
Roland Halil Islamaj
Xhelal Vehbi Krasniqi
Fitim Ramadan Rama
Gridi Arben Elezi
Maksim Nasuf Domi
Dritan Adem Cena
Redi Ferdinand Salaj
Behar Neshat Nuhiallari 
Behar Nuredin Rexha
Deila Aljosha Qama
Arnold Xhevdet Shahu
Ylli Dule Caushaj
Ardit Bardhyl Shtylla
Murat Hysen Gjuniku
Bardhyl Halim Imeri
Bajram Myslim Xhaja
Besnik Nikoll Lumaj
Altin Hasan Neli
Fatmir Sulejman Stankova
Arben Sulo Rushiti
Leonardo Sabri Lama

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.