Autoritetet italiane kanë shkatërruar tre grupe kriminale në Bari, duke vënë në pranga 20 persona, të cilët akuzohen edhe për trafikim të kanabisit nga Shqipëria.
Gazeta “La Repubblica” shkruan sot se hetimet për këto grupe kanë nisur që në vitin 2015 dhe prokurorët kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit që janë trafikuar nga Shqipëria në Itali.
Në kuadër të këtij hetimi, policia italiane kishte arrestuar më parë edhe 15 trafikantë të tjerë dhe sekuestroi 15 kg kokainë, mbi 1 ton marijuanë dhe një arsenal prej 70 armësh, kallashnikov, pistoleta, pushkë, silenciator dhe mbi 3500 municione.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO