Policia e Vlorës ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e klandestinëve. Efektivat e qytetit bregdetar kanë arrestuar në flagrancë 6 persona për veprën penale  "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" e kryer në bashkëpunim.
 
Në pranga kanë rënë Berti Halili, 28 vjeç banues në Tiranë, Alfons Celaj, 24 vjeç banues në Shkodër, Jonas Isufaj, 25 vjeç banues në Shkodër, Mondi Popaj 35 vjeç banues në  Shkodër,  Artan Zejni, 44  vjeç  banues në Gjirokastër dhe Emiljano Baco 24 vjeç banues në Tiranë.

Të 6 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar e drejtuar trafikimin e klandestineve që vinin nga Grepia për në Mal te Zi, kundrejt shumave të konsiderueshme parash.
 
Nga hetimet e kryera në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal është bërë i mundur gjithashtu të kapen mbi 100 klandesitinë nga Siria, Eritrea si dhe janë arrestuar ne total 11 persona, organizatore, shofere dhe ndërmjetës.  




Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)