Trafiku i heroinës drejt Greqisë
si fshihet droga nga trafikantët

Trafiku i heroinës drejt Greqisë<br />si fshihet droga nga trafikantët
TIRANË - Mënyra të ndryshme për të trafikuar drogën pa u vënë re. A1 Report dhe Shqiptarja.com kanë siguruar fotot e mënyrës së maskimit në trup të 2.5 kilogramë heroinë, e destinuar të trafikohej nga Shqipëria në Greqi. Pesë pakot e drogës janë ngjitur në trupin e Ardian Shurdhës, i cili ishte dhe korrieri i drogës.
 
Për të shmangur kontrollet e policisë, Shurdha përdorte mjetet e transportit publik. 42-vjeçari ka hipur në Elbasan si pasagjer në një furgon taksi 8+1 që bënte linjën Elbasan-Kapshticë. Pjesetarët e tjerë të grupit janë, Dritan Qesja, 35 vjeç, Shyqyri Sallaçi, 53 vjeç, Ervis Hasankolli, 30 vjeç, Aleks (Klodian) Kreçi, 36 vjeç që e ndiqnin dhe shoqëronin furgonin me një autoveturë.
 
Shurdha do të vijonte udhëtimin me mjetet e transportit publik edhe për të kaluar kufirin dhe vijuar udhëtimin brenda territorit grek nëse nuk do të ishte ndalur nga policia. Operacioni i përbashkët i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe Policisë së Korçës u finalizua në aksin Bilisht-Kapshticë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar me Greqinë.
 
Operacioni që çoi në pranga krejt rrjetin e trafikut është koduar "Fallxhorja" pasi vetëm një fallxhore mund të zbulonte se në furgonin e pasagjerëve, njëri prej udhëtarëve ishte një korrier droge i maskuar me heroinën e fshehur rreth trupit
 
Grupi i trafikantëve të drogës u arrestuan mesditën e të mërkurës. Heroina e sekuestruar në tregun e shumicës së trafikantëve të drogës në Shqipëri vlente 200 mijë euro, ndërsa pas kalimit të kufirit, në territorin grek shitej po më shumicë 500 mijë euro

droga ne trup me logo
(Në foto: Ardian Shurdha me pesë pako heroinë në trup, i kapur në Kapshticë)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë