të dyshuarit për vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit, Gjegji Thimon dhe Arben Spahon.
Ndërkohë që dje një tjetër person u arrestua në kuadër të operacionit “Ikona” të ndërmarrë mbrëmjen e 8 tetorit.
Policia e Shtetit thotë se arrestimi i Artan Pelivan Koçiut, 52 vjeç banues në Tiranë është kryer në vijim të operacionit IKONA të kryer nga strukturat e luftës kundër trafiqeve të paligjshme
"Arrestimi në flagrance u krye pasi nga kontrolli në objektin në pronësi të tij tip “Mobilieri”, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 70 objekte materiale druri, pjesë të ikonostaseve dhe objekte të tjera religjioze, të vjedhura në kishat e rrethit Korçë dhe objekte fetare të dyshuara të vjedhura në shtetin e Maqedonisë."- thuhet në njoftimin për shtyp.
Me sekuestrimin e 70 ikonave shkon në 1147, numri i veprave të artit të sekuestruara.
THIMO S'E PRANON AKUZEN
Sot paradite orën 10:30 minuta nisi vlerësimi i masës së sigurisë, fillimisht për Arben Spahon më pas për Gjergji Thimon i përfaqësuar në gjykatë me avokat Qazim Gjonaj. Spaho u prezantua nga avokati Myrteza Myftari. Gjyqtari i cështjes ishte Arben Mullai, prokuror Ervin Karanxha.
Prokurori Ervin Karanxha kërkoi të vlersohet I ligjshëm arresti në flagrancë dhe të caktohet masa e sigurisë arrest me burg për të dy. Gjykata e pranoi.
Pas vendimit të gjykatës avokatët mbrojtës të Spahos dhe Thimos e komentuan si një veprim të padrejtë arrestimin, pasi sipas tyre nuk ka arrest në flagrancë dhe nuk ka trafikim të veprave të artit.
Mediat u lejuan për pak minuta dhe më pas seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura
Operacioni "Ikona" u ndërmor mbrëmjen e 8 tetorit.
Në cilësinë e të ndaluarve policia ka dhe dy persona të tjerë duke e çuar në total në 5 nurmin e të dyshuarve si të përfshirë në rrjetin e trafikut të veprave të artit.
VEPRAT E SEKUESTRUARA
• 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).
• 6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.
• 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.
• 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.
• 322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.
70 vepra të tjera arti u sekuestruan më 10 tetor.
Thimo e Spaho dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shtetin e Maqedonisë dhe në Shqipëri, vepra arti në objekte kulti, të cilat kanë pasur si destinacion shitjen për qëllime fitimi. Ata akuzohen për “Trafikimit të veprave të artit dhe të Kulturës’’ dhe “Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim”, të parashikuara nga nenet 138/a e 25 dhe 138 e 25 të Kodit Penal.
(Në foto: I pandehuri Gjergji Thino duke marrë masën e arrestit me burg)
(Në foto: I pandehuri Arben Spaho duke marrë masën e arrestit me burg)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)