Trafiku ndërkombëtar i drogës
Në pranga 2 shqiptarë në Itali

ITALI, Foggia - Policia italiane ka shkatërruar bandën e trafikimit ndërkombëtar të drogës, ndërsa janë vënë në pranga dy shqiptarë. (Në foto, droga e sekuestruar)

Pas një hetimi një vjeçar të nisur në janar të vitit 2012 është bërë i mundur arrestimi i 10 personave mes tyre 2 shqiptarë pasi janë kapur me 75 kilogramë marijuanë vlera e së cilës kap shumën e 1 milionë euro.

Endri Mosko, 38 vjeç, Niko Selamaj 43 vjeç dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në bandën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Drejtësia italiane pritet që procesin për dy shtetasit shqiptarë t’ia referojë institucioneve shqiptare për sekuestrimin e pasurive të tyre nga hyrja në fuqi e ligjit antimafia, pasi paratë e tyre dyshohet se janë vënë në mënyrë ilegale.

Banda me 2 shqiptarët, 5 shpërndarës dhe 3 ndërlidhës që bënin të mundur transportimin e drogës nga Shqipëria në Greqi drejt Italisë, u shkatërrua mëngjesin e sotëm nga policia e Foggias. Të gjithë të arrestuarit janë persona me precedentë të mëparshëm penalë që lidhen me drogën.

TE ARRESTUARIT


Endri Mosko, 38 vjeç, shqiptar
Niko Selamaj, 43 vjeç, shqiptar
Paolo Novelli, 36 vjeç nga Foggia e Italisë
Giuseppe Tarantino, 42 vjeç nga Cerignola
Massiomo Matrella 46 vjeç nga Foggia e Italisë
Aldo Donnini 39 vjeç nga Foggia e Italisë
Rocco Stefano Napolitano 46 vjeç nga Foggia e Italisë
Rocco Dedda 43 vjeç nga Foggia
Giuseppe Caposeno 42 vjeç nga Orta Nova
Quirini Barbetti 44 vjeç nga Lucera e Italisë

endri mosko niko selamaj
(Foto, Endri Mosko Niko Selamaj)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet