Autoritetet në Itali kanë goditur një tjetër organizatë trafiku lwndwsh narkotike, ku të përfshirë rezultojnë edhe shqiptarë. Guardia di Finanza e Romës, në bashkëpunim me Antimafian (DDA), kanë lëshuar 8 urdhër-arreste për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen se kanë trafikuar rreth 210 kg kokainë, 130 kg prej të cilave u sekuestruan.
Tre persona janë arrestuar, një italian dhe dy shqiptarë. Vlera e kokainës së trafikuar arrin një vlerë tregu prej afërsisht një milion eurosh. Organizata drejtohej nga një shqiptar resident në Holandë, i cili e mbikëqyrte trafikun e kokainës në të gjithë Evropën nëpërmjet përdorimit të aplikacioneve të mesazheve të koduara.
Për transportin në Itali, grupi kishte një bazë në Romë, e cila priste ngarkesat e kokainës, i depozitonte në vende të sigurta dhe më pas i shpërndante në pikat kryesore të shitjes në kryeqytet. Lagjet Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca ishin kthyer në qendrat e shpërndarjes së drogës, madje edhe për grupet e tjera kriminale.
Për transportin e lëndës narkotike, organizata përdorte korrierë italianë dhe automjete të modifikuara me vende të fshehta, që i përgatiste pronari i një kompanie që bashkëpunonte me grupin.
Komente










