MAQEDONI-Momente të vështira për prokuroren në Maqedoni, Katica Janeva. Mësohet se nëna e saj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pak pas arrestimit të saj lidhur me super skandalin që ka tronditur themelet e qeverisë maqedonase.
Megjithatë, prokurorja Vilma Ruskoska, në konferencën për shtyp ka njoftuar se kjo nuk do të ndryshojë aspak rrjedhën normale të hetimeve për skandalin "Zhvatja".
Janeva u arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj. Në momentin e arrestimit, policia bllokoi rrugën që çonin tek shtëpia e saj në një lagje në jugperëndim të Shkupit, një skenë e cila duke se ka përkeqësuar shëndetin e nënës së prokurores maqedonase.

Komente


Ju duken te embla nenes parate e pista qe i sillte e bija.
Përgjigju