Tragjedia e 9-Janarit/ Familja në kërkim të djalit të zhdukur: Zilja e telefonit ra për 9 muaj...

Tragjedia e 9 janarit zor se shuhet ne kujtesën e shqiptarëve. Edhe sot pas 15 vitesh nga tragjedia në Vlorë, ku gjeten vdekjen 20 persona, familjarët e tyre ende i kanë të freskëta çastet e ankthit. Kjo ditë përkujtohet cdo vit nga familjarët e tw humburve. Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar të vitit 2004, ku 20 persona u gjetën të mbytur pasi udhëtonin me një gomone të nisur nga Porti i Vlorës, ndërsa 8 të tjerë edhe sot rezultojnë të zhdukur. Në këtë tragjedi humbën edhe persona nga Shkodra të moshës 15 deri në 33 vjeç.

Në mesin e tyre në udhëtimin e shpresës për një jetë më të mirë ishte edhe Ardjan Xhilaj nga Golemi i Shkodrës, i cili u zhduk edhe ai pasditen e 9 janarit. Ardjani bën pjesë në bilancin e kësaj tragjedie tek personat që sot rezultojnë të humbur, për të cilët nuk u gjet asnjë gjurmë. Me kërkesë të familjes së Ardjanit, kthejmë në vëmendje këtë tragjedi, pasi familjarët kanë ende një shpresë, që sikundër thuhet vdes e fundit. Ardjani kishte jetuar edhe më parë në Itali, vend në të cilin ka shkuar në të njëjtën mënyrë, me gomone. Atje ai ka bashkëjetuar me një shtetase ruse për afro 2 vite. Ajo që mban një fije shprese ende lidhur familjarët me këtë ngjarje, ka të bëjë me faktin se, atë natë kanë folur në telefon me Ardjanin.

Ai u ka pohuar se ka dallgë në det dhe ishin rrugës drejt Italisë. Disa orë më pas familjarët morën vesh lajmin e kobshëm.  Një muaj më pas, kur Ardjani rezultoi në skedën e personave, për të cilët nuk u mësua asgjë, dikush merr në telefon me një numër anonim nënën, së cilës i thotë se ishte një shok i Ardjanit. Kaq dhe asgjë më shumë. Telefoni mbyllet. 9 muaj kaluan dhe zilja me numrin e telefonit të Ardjanit binte ende, por nuk e përgjigjej askush. Shtohen dyshimet tek familjarët, ndërsa Ardjani vijonte të ishte ende një person i zhdukur. Familjarët hidhnin para në telefon dhe ai rimbushej. Nga këto fakte familja beson ende se Ardjani një 31-vjecar në atë kohë, mund të jetë gjallë…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja