ELBASAN - 4 vjeçari nga fshati Godolesh i Elbasanit, i cili mëngjesin e sotëm u masakrua me thikë nga nëna e tij, 26 vjeçarja, Nexhmije Dushku, vetëm pas 6 ditësh do të festonte ditëlindjen e tij të pestë.
Këtë fakt e konfirmojnë të afërmit e viktimës që shtojnë se kishin nisur përgatitjet për t’i bërë atij një festë të madhe. Ata refuzojnë të flasin para kamerave pas kësaj tragjedie të rëndë, ndërsa jashtë saj ata pohojnë së krimi ka ndodhur rreth mesnatës në bahçen e shtëpisë së 26 vjeçares.
Kjo e fundit e pasi ka çuar djalin në bahçe e ka goditur me thikë në fyt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, teksa të njëjtin veprim ka kryer edhe ndaj vetes duke mbetur e plagosur.
Kanë familjarët e saj, të cilët janë përballur me tragjedinë dhe më pas kanë lajmëruar të afërmit, spitalin dhe policinë. Autorja e këtij krimi makabër edhe më herët kishte shfaqur shenja agresiviteti, teksa me thike ka tentuar te vrasë ish-burrin e saj, Altin Murati me të cilin është ndarë para tre vitesh, por nuk kishte kursyer kërcënimet me jetë as ndaj ish-vjehrrës

(Në foto: Fëmija 4 vjeçar i cili u vra nga nëna e tj)
Ka qenë pikërisht ky fakt që çuar në ndarjen e çiftit, teksa këtë e konfirmon babai Altinit, Mehmet Murati, i cili jashtë kamerave rrëfen se vdekjen e nipit tij e mori vesh nëpërmjet medias, ndonëse banesa e tij është vetëm pa metra larg nga ajo e ish-krushkut të tij ku jetonte 26 vjeçarja.

(Në foto: Mehmet Murati, gjyshi nga babai i viktimës, fëmijës 4 vjeçar)
Ai ndër të tjera shprehet se pas ndarjes çifti kishte probleme lidhur me fëmijën, teksa gjykata kishte vendosur që ai të qëndronte me babain. Një gjë e tillë kundërshtohej nga Nexhmija, e cila kishte marrë forcërisht fëmijën nga familja e gjyshit tij, duke përfituar edhe nga emigrimi në Angli i Altinit.
“Që prej 2012 Nexhmija nuk na la ta takonim më fëmijën, dhe kështu u detyruam të marrim përmbarues për të zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk mendoja që ajo do arrinte deri në këtë akt, nuk e mendoja. Lajmin për vdekjen e nipit e mora nga mediat dhe policia. Isha në gjumë kur më mori i plotfuqishmi i zonës në telefon dhe më dha lajmin" shprehet gjyshi nga babai i viktimës katër vjeçar, për gazetën Shqiptarja.com
26 vjecarja prej kohës kishte filluar të shfaqte shenja depresioni, teksa pas përfundimit të martesës saj 6 vjeçare, këto shenja ishin bërë më të dukshme. Familjet Dushku dhe Murati tashmë kanë hapur dyert e mortit, ndërsa heshtja dhe zia kanë pllakosur këtë fshat, i cili nuk është mësuar të përballet me të tilla tragjedi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO