GREQI-Vijon tragjedia për familjen shqiptare Halitaj në Greqi e cila u grabit para tri ditësh në Greqi pasi mediat helene raportojnë se edhe kryefamiljari 53 vjeç i cili ishte dërguar në spital ka humbur jetën.
Ndërsa 53-vjeçari përleshej me grabitësit gruaja e tij mbeti e vrarë me plumb në kokë. Ndërkohë ditën e sotme mediat kanë publikuar edhe skemën sesi grabitësit në orët e para mëngjesit të datës 3 shkurt kanë hyrë në familjen shqiptare e cila jeton lagjen Olimp në Athinë.
Siç dhe shohim nga pamjet mësohet se derën e ka hapur djali i familjes të cilin autorët e kanë qëlluar me tytën e armës. Personi i fundit që ka parë autorët është pikërisht djali 28-vjeçar por fatkeqësisht ai është me probleme mendore dhe nuk mundet të ndihmojë autoritetet. Më pas grabitësit kanë kërkuar kryefamiljarët, hyjnë në dhomën e tyre dhe pyesin: “ Ku janë lekët”.
E më pas ata konfiktohen me 53-vjeçarin i cili plagoset rëndë ndërsa vrasin gruan e tij. E gjithë skena shihet nga vajza 17-vjeçare e çiftit Halitaj e cila mbyllet në dhomë dhe telefonon policinë.
Vëllai i saj, dëgjoi të shtëna, u përpoq të reagojë por autorët e plagosen me një objekt të mprehtë në fytyrë. Gjatë një interviste për median greke motra e 53-vjeçarit dëshmon se i vëllai ishte një mik i mirë, punëtor dhe familjar ndërsa kujdesej edhe për djalin e sëmurë. Siç dhe ajo shprehet ndoshta autori ka qenë ndonjë nga shoqëria që ka pandehur se kryefamiljari ka pasur para.
Që në ditën e parë të krimit policia hodhi dyshimet e autorët mund ta njihnin familjen shqiptare por hetimet ende vijojnë.
/Shqiptarja.com

VIDEO