Zjarri tragjik që shpërtheu në një disko në Krans-Montana në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit, konfirmojnë autoritetet. Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi për mediat se disa nga hipotezat fillestare tashmë janë konfirmuar.
“Në këtë fazë të hetimit, gjithçka tregon se zjarri nisi nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje. Ato u afruan tepër pranë tavanit dhe shumë shpejt shkaktuan një zjarr të fuqishëm, që u përhap brenda pak çastesh,” u shpreh ajo.
Ndërkohë autoritetet zvicerane po vijojnë me procesin e dhimbshëm të identifikimit të 47 trupave të gjetur djegur në zjarrin tragjik të natës së ndërrimit të viteve. Ekspertët po përdornin mostra dentare dhe të ADN-së për këtë proces.
Viktima e parë e identifikuar është në golfist italian, Emanuele Galeppini. 115 persona të tjerë u plagosën, të rinj mes moshave 15-25 vjeç. 100 të plagosur janë në gjendje kritike, por ende priten të dhëna të sakta për viktimat dhe të plagosurit. Autoritete paralajmërojnë se numri mund të rritet.
Italia dhe Franca janë ndër vendet që kanë thënë se disa nga shtetasit e tyre janë të zhdukur. Gjashtë italianë rezultojnë të zhdukur dhe 13 të shtruar në spital në Cyrih, Lozanë dhe Spitalin Niguarda në Milano. Australia gjithashtu ka thënë se një nga shtetasit e saj është plagosur.
Një video e cila ka bërë xhiron e botës, tregon një prej momenteve pak para zjarrit në barin e barin ‘Le Costellation’, ku qindra të rinj po festonin Vitin e Ri. Pamjet, të cilat zgjasin vetëm disa sekonda, tregojnë një grup të rinjsh që filmojnë flakët në tavan, ndërsa njëri prej tyre përpiqet t'i shuajë ato duke i goditur me një copë rrobe.
Si moment i shpërthimit të zjarrit, pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, është tradita për të shërbyer shampanjën me fishekzjarre. Një kamariere hipi mbi supet e një kolegu, me shishen të ngritur mbi kokën e saj dhe flaka preku tavanin, por çifti korsikan që publikoi videon e hoqi shpejt pamjet. Të tjerë dëshmirtarë flasin për shpërthim fishekzjarrësh.
Nga tavani, zjarri u përhap shpejtësi rrufe në mure dhe orendi. Teknikët zviceranë e quajnë këtë efektin e sobës: oksigjeni, i kanalizuar në bodrum nga tubat e ventilimit, e shumëfishoi flakën, duke e shtyrë gazin inkandeshent lart, duke nxitur shpërthimet që pasuan menjëherë.
Dëshmitarët përshkruajnë skena të tmerrshme pas këtij momenti, ku shumë njerëz pak arritën të gjejnë një dritare të thyer për të dalë, nga daljet e emergjencave apo përmes bordumeve dhe të tjerë njerëzve ishin shndërruar në pishtarë me flakë në natën e acartë. Tragjedia "është një nga më të këqijat në historinë e vendit tonë", tha Presidenti i Konfederatës, Guy Parmelin, duke shpallur 5 ditë zie në homazh të jetëve të humbura.

Zjarri tragjik që shpërtheu në një disko në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit, konfirmojnë autoritetet. Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi për mediat se disa nga hipotezat fillestare tashmë janë konfirmuar.
“Në këtë fazë të hetimit, gjithçka tregon se zjarri nisi nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje. Ato u afruan tepër pranë tavanit dhe shumë shpejt shkaktuan një zjarr të fuqishëm, që u përhap brenda pak çastesh,” u shpreh ajo.
Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës. Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë. Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat.
Komente








