Tragjedia në Holtë/ 'Guidat turistike të patrajnuara për ndihmën e parë...Ja pse udhëtimet nuk duhen bërë vetëm'

TIRANE - Kanë kaluar dy ditë mbas ngjarjes së ndodhur në kanionin e Holtës, ku humbi jetën 26-vjecarja, Desantila Sollaku, nga prurjet e fuqishme të ujit. Nisur nga kjo ngjarje, Report Tv, ka pyetur guidat turistike, në lidhje me masat që merren paraprakisht para nisjes së udhëtimeve në terrene të vështira dhe sfiduese.

Fatjon Dermani, pjesë e guidave turistike, thotë se përpara se të ndërmerren udhëtime të tilla, qytetarët duhet të kenë informacione mbi nivelin e rrezikshmërisë dhe terrenin, informacion ky qe jepet dhe nga guidat përkatëse.

 “Mbi të gjitha duhet të nisen nga vështirësia ose nga niveli i vështirësisë. Duhet të njohin terrenin, duhet të jenë në dijeni të relievit, duhet të kenë informacionet bazë, këtu hyn në lojë guida që në informacionin e parë që jepet, duhet të jenë të saktë edhe të informojnë çdo turistë që ka dëshirë të zhvillojë këtë aktivitet. Të jetë në dijeni të plotë në radhë të parë në rrezikshmërinë që paraqet si udhëtim, mbi terrenin, mbi veshjet, mbi ushqimin që duhet të konsumohet”-u shpreh Florjan Dermani

Po ashtu, nuk është normale që udhëtime të tilla, të ndërmerren vetëm, pa qenë pjesë e një guide turistike, pasi niveli i rrezikshmërisë është i lartë, kjo dhe prej faktit që mungojnë tabelat informuese mbi rrezikshmërinë e zonës dhe terrenit.

 “Absolutisht unë nuk e sugjeroj për askënd që të marrë një udhëtim vetëm pa pasur një informacion, që ku do të shkosh dhe ku do ecësh dhe si do kthehesh edhe të kesh një farë mbështetje si nga ana logjistike por edhe nga ana e informacionit”- tha udhërrëfyesi i guidave

Personat e angazhuar pranë guidave turistike dhe që janë pjesë e grupeve orientuese, duhet që të jenë të certifikuar dhe të kenë njohje për të dhënë ndihmën e parë.

 “Në lidhje me pjesën e përgatitjes ndaj guidave, duhet të kenë minimumi njohjen për të dhënë ndihmën e parë, gjë që unë me keqardhje them për shumë guida nuk e kanë. Duhet të kenë një certifikim një formim personale, të ketë pasur disa eksperienca të mëparshme personale, që vetë të jetë i sigurt në atë që bën”-u shpreh Dermani

Një pjesë e mirë e qytetarëve, i ndërmarrin këto udhëtime, duke u nisur dhe nga pamjet që shohin të publikuara në rrjetet sociale, por pa marrë informacionet e duhura, për mënyrën se si arrihet deri në këto vende dhe për vështirësitë që hasen gjatë rrugës për të mbërritur në destinacion.

Guidat turistike në vetvete nënkuptojnë siguri, komoditet dhe orjentim mbi zhvillimin e aktivitetit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 16/07/2019 10:26

    Jam dakort me te gjitha keto qe thot zoteria me siper per guidat turistike qe duhet te ken certifikime por mos harroni te kontrolloni me par edhe te dhenat mbi motin e prurjen e shirave qe e bejn me pas dhe ardhjen e lumejve te pa kalushem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin