Skena të tmerrshme në Sidnei, Australi. Në disa video online shihen dy burra që, me armë të rënda, nga një urë dhe nga një parking aty pranë, hapin zjarr mbi plazhin e famshëm Bondi Beach, ku po zhvillohej një event për të festuar ditën e parë nga tetë ditët e Hanukkah-ut. Bëhet fjalë për “festivalin e dritave” të judaizmit, që përkujton rimarrjen e Tempullit të Jerusalemit dhe rikushtimin e altarit, të ndodhura në vitin 164 p.e.s. Në internet qarkullojnë video që tregojnë panikun e të pranishmëve, teksa largohen me vrap nga plazhi ose përpiqen të mbrohen edhe në baret dhe restorantet përreth.
Viktimat
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në masakër, përfshirë edhe njërin nga atentatorët. Mes tyre ndodhet edhe një vajzë 12-vjeçare. Këtë e konfirmon për CNN Alexander Ryvchin, nga Executive Council of Australian Jewry, i cili tregon se njeh “të gjitha personat që ndodheshin në festimin e Hanukkah-ut; është një event ku marr pjesë çdo vit me familjen time”. Edhe këtë vit ai ishte ftuar të merrte pjesë, por kishte anuluar angazhimin në minutën e fundit, tha sërish Ryvchin për median amerikane, duke shpjeguar se disa nga miqtë e tij “kanë humbur vajzën 12-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve”. “Ne jemi një komunitet shumë i bashkuar dhe një ngjarje e tillë është si xhevahiri i vitit tonë”, shtoi ai, duke theksuar se “fakti që dikush e ka kthyer këtë në një banjë gjaku, ka komplotuar, ka blerë armë, ka ardhur këtu duke e ditur se do të kishte fëmijë, të moshuar, familje, njerëz të pambrojtur të mbledhur në paqe dhe i ka masakruar me gjakftohtësi, kjo – përfundoi ai – është diçka që do ta ndryshojë vendin tonë”.
Është vrarë gjithashtu edhe rabini i Sidneit, Eli Schlanger, shkruan Times of Israel, si dhe Alex Kleytman, i mbijetuar i Holokaustit dhe me origjinë nga Ukraina. Një shtetas izraelit ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Janë plagosur 40 persona dhe të paktën 12 janë shtruar në spitalet lokale, përfshirë dy policë që mbërritën në vendngjarje. Harry Wilson, një 30-vjeçar që jeton pranë Bondi Beach, i ka deklaruar The Herald: “Pashë të paktën 10 persona përtokë dhe gjak kudo”. Thuhet se janë qëlluar të paktën pesëdhjetë plumba, të cilët fillimisht u ngatërruan nga të pranishmit me “fishekzjarre”.
“Janë skena tronditëse dhe rrëqethëse”, deklaroi kryeministri australian Anthony Albanese: “Policia dhe shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Mendimet e mia janë me të gjithë personat e prekur”.
Policia e New South Wales-it, shteti australian ku bën pjesë Sidnei, njoftoi se është vrarë edhe një nga dy atentatorët, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike. Njëri prej tyre është identifikuar si Naveed Akram, 24 vjeç. Në patentën e tij të drejtimit shkruhet se banon në Bonnyrigg, një periferi e Sidneit, raporton Sky News. Ata janë “me gjasë me origjinë pakistaneze”, bëjnë të ditur burime për Adnkronos. Për momentin autoritetet nuk kanë konfirmuar shtetësinë e atentatorëve. Vetëm më vonë policia australiane sqaroi se të dy, 50 dhe 24 vjeç, janë baba e bir.
Agjentët po kontrollojnë dhe po pastrojnë të gjithë zonën përreth Bondi Beach, pasi atentatorët mund të kenë vendosur bomba dhe mjete shpërthyese të improvizuara (IED). Është gjetur një makinë me disa mjete shpërthyese, që i përkiste atentatorit të vrarë. Këtë e shpjegoi në një konferencë për shtyp komisari i policisë Mal Lanyon, duke theksuar se atentatorët kanë përdorur “armë të gjata”, si karabina dhe pushkë gjahu. Në internet po qarkullon edhe një video ku shihet një kalimtar hero që ndalon masakrën duke i marrë pushkën një atentatori dhe duke qëlluar ndaj tij.
Dhimbja e komunitetit hebre
Policia e New South Wales-it ka konfirmuar në konferencë për shtyp se komuniteti hebre i Sidneit ishte objektivi i sulmit me armë në masë të ndodhur në Bondi Beach. Alex Ryvchin, bashkëdrejtor ekzekutiv i Executive Council of Australian Jewry, i tha Sky News se të shtënat ndodhën gjatë një eventi në plazh për të festuar Hanukkah-un, që kishte nisur në perëndim të diellit: “Komuniteti ynë hebre ishte mbledhur për të festuar një rast të gëzueshëm. Nëse jemi marrë në shënjestër qëllimisht në këtë mënyrë, bëhet fjalë për diçka me përmasa që askush prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar kurrë. Është diçka e tmerrshme”, u shpreh ai, duke shtuar se këshilltari i tij për mediat ka mbetur i plagosur në sulm.
Presidenti izraelit Isaac Herzog e ka dënuar sulmin në Bondi Beach, në Sidnei, duke e quajtur “një sulm mizor kundër hebrenjve”. Herzog i ka bërë thirrje qeverisë së Canberrës të luftojë “valën e madhe të antisemitizmit” që, sipas tij, “po e mundon shoqërinë australiane”.
Sulmi i Netanyahut
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Australia “ka hedhur benzinë mbi zjarrin e antisemitizmit” para sulmit në Sidnei, duke kujtuar se në gusht i kishte dërguar një letër kryeministrit australian Anthony Albanese. Kjo raportohet nga Times of Israel. Duke parafrazuar letrën e tij, Netanyahu tha se politikat e Albanese-s, që përfshijnë njohjen e një shteti palestinez, inkurajojnë “urrejtjen ndaj hebrenjve që tani po përhapet në rrugët tuaja. Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin. Duhet ta zëvendësoni dobësinë me veprim”.
Dëshmitarët
Mes dëshmitarëve të masakrës ka edhe dy italianë. “Njerëzit filluan të ngriheshin nga tavolinat, kishte nga ata që vraponin nëpër rrugë, që qanin, që kërkonin të afërmit dhe thërrisnin emrat e tyre. Ne qëndruam mes restorantit dhe verandës, gati për t’u fshehur brenda”, deklaroi për Tg1 Riccardo Gambarin, një italian që punon në një restorant rreth 200 metra nga vendi i atentatit.
Edhe Letizia Prete, 25 vjeçe nga Como, në Australi për një master, ndodhej në bregdet: “Unë dhe shoqja ime e shtëpisë ishim në plazh – tha ajo për Tg1 – dëgjuam të shtënat, u përplasëm nga njerëz që vraponin, që binin, në panik. Policia na njoftoi se asnjë vend nuk do të ishte i sigurt”.
“Menduam se ishin fishekzjarre, por nuk ishin. Është e tmerrshme”, tregon ish-gazetarja Elizabeth Mealey për televizionin kombëtar ABC. Mealey po darkonte në një restorant në Bondi Beach kur dëgjoi të shtënat. “Njerëzit filluan të vraponin përgjatë plazhit, kishte panik. Nuk e kuptonim çfarë po ndodhte, ishte e frikshme”./ La Repubblica

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Sydney-n në Australi gjatë festimeve të Hanukkah, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas mediave të huaja, të paktën 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka dënuar ashpër aktin dhe ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë.
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar Begaj.

Ka shkuar në 12 numri i viktimave në Australi, mes tyre dhe një prej autorëve të dyshur që hapi zjarr mbi turmën e njerëzve që po festonin festën hebraike Hanukkah në plazhin Bondi ndërsa rreth 30 të tjerë të plagosur.
Kjo është ngjarja më e rëndë e regjistruar në Australi që prej vitit 1996. Ishin mbi 1000 persona që ishin mbledhur për të festuar në një prej plazheve më të frekuentuara kur ky akt terrorist ndodhi.
Sakaq, mediat vendase konfirmojnë se autori tjetër është arrestuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa ka dyshime për një person të tretë të përfshirë në ngjarje.
Një festë hebraike e Hanukkah ishte duke u zhvilluar në plazhin Bondi në Australi. Disa pjesëmarrës thuhet se u qëlluan, ndërsa shumë të tjerë ikën.
Hanukkah (ose Hanukkah) është një festë hebraike, e njohur edhe si "Festivali i Dritave". Zgjat tetë ditë dhe festohet midis fundit të nëntorit dhe dhjetorit, sipas kalendarit hebraik. Ajo përkujton një ngjarje historike që ndodhi në shekullin e 2-të p.e.s., kur hebrenjtë ripushtuan Tempullin në Jerusalem pas Revoltës Makabeane kundër sundimit helenistik.
Sipas traditës, në Tempull kishte vetëm vaj të mjaftueshëm për të ndezur menorën (shandanin e shenjtë) për një ditë, por vaji zgjati mrekullisht tetë ditë, mjaftueshëm gjatë për të përgatitur një të ri. Për këtë arsye, hebrenjtë ende e festojnë këtë festë sot.
Hanukah fjalë për fjalë do të thotë "inaugurim". Njihet edhe si "festivali i mrekullisë së vajit".
Një sulm ndodhi në plazhin Bondi në Sydney, plazhin më të famshëm të Australisë. Dy burra hapën zjarr gjatë një feste hebraike ku mbetën 10 të vrarë.
Pamjet e filmuara me dron tregojnë momentin kur dy sulmuesit u qëlluan nga policia.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, tha të dielën se ishte “e tronditur” nga një të shtënë vdekjeprurëse në plazhin ikonik Bondi të Sidneit. Diplomatja më e lartë e bllokut e dënoi si një “akt të tmerrshëm dhune” kundër komunitetit hebre.
“Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes. Ky akt i tmerrshëm dhune kundër komunitetit hebre duhet të dënohet pa mëdyshje”, shkroi von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, në X.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 10 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy persona të armatosur qëlluan drejt një turme të madhe që ishin mbledhur në plazhin Bondi për të festuar festën hebraike Hanukkah.
Nga pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare, shihet sesi një qytetar, ka zënë në befasi një prej agresorëve duke i marrë armën dhe ka bërë të mundur neutralizimin e tij.
Dy të dyshuarit tashmë janë arrestuar ndërsa vijojnë të mbeten të paqarta arsyet e këtij sulmi fatal.
Komente









Kta jan çifutët i urren e gjithë bota.
PërgjigjuCfare te mbjellesh do te korresh i thone
Përgjigju