Greqi - Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy të rinj shqiptarë. Sipas mediave viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej tyre ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, shqiptari tjetër u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk i mbijetoi plagëve të marra.











Komente
Komento