Shqiptarja.com zbardh ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku një 49-vjeçar abuzoi seksualisht me një 17-vjeçar. Nga burimet e policisë mesohet se 49-vjeçari i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual, është trajner ne ekipin e futbollistëve në Mamurras.
Fillimisht, trajneri Sokol Metaj është paraqitur në Spitalin Ushtarak me dëmtime në fytyrë. Blutë e spitalit mësohet se kanë njoftuar blutë e kryeqytetit, të cilët kanë shkuar për të bërë verifikimet e këtij rasti. 49-vjeçari sipas burimeve, është munduar të fshehë ngjarjen e vërtetë duke sajuar para efektivëve të Komisariatit nr. 2 një skenë grabitje.
"Më qëlluan me tytën e pistoletës dy persona që donin të më grabisnin”, është shprehur Metaj para policëve. Por në një çast sipas burimeve trajneri kishte përmendur emrin e njërit prej djemve. Menjëherë policia ka thirrur djemtë 17-vjeçarë protagonistë të ngjarjes për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Kallëzimi
Pasi është thirrur në komisariat, 17-vjeçari R. V., ka thënë se është abuzuar seksualisht nga 49-vjeçari dhe për këtë arsye e kishte qëlluar 2 herë me grusht në fytyrë.
"Nuk kam tentuar ta grabis. Sokoli na mori të dy (bashkë me shokun tjetër) në makinë dhe na tha që do të na gjente një shtëpi, pasi qëndronim në konvikt. Duke I besuar se ishte dhe trajner shkuam me të. Në një moment teksa ishim duke biseduar në makinë, ai më hedh duart në qafë dhe më puth. Në këtë moment unë i gjuaj me grusht. Nuk erdha të bëja denoncim se më erdhi zor, pasi nuk jemi djem të natyrës së tillë”, është shprehur 17-vjeçari i abuzuar në polici.
Më dhënien e dëshmisë në polici, është bërë edhe arrestimi i trajnerit 49-vjeçar. Burime të policisë bënë me dije se vijojnë hetimet për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com