Trajneri Mërxhushi: Arbitrat tanë janë me dy standarde
Kontestimet ndaj arbitrave në futbollin shqiptar këtë sezon kanë arritur kulmin, ku drejtues dhe trajnerë javë pas jave kanë evidentuar gabimet e tyre. Artan Mërxhushi shprehet se gjyqtarët e futbollit veprojnë me dy standarde
Mbeten edhe dy javë në Kategorinë Superiore në futboll, ku thuajse tashmë janë dhënë verdiktet, me pak enigma për t’u zgjidhur. Report Tv ka intervistuar trajnerin e mirënjohur Artan Mërxhushi, i cili pohon se pak a shumë skuadrat kanë marrë atë që kanë dhënë në fushën e lojës, që nga Skënderbeu kampion e deri te Lushnja që ka rënë nga kategoria.
“Megjithë problematikën që mund të ketë pasur i gjithë kampionati, ajo që është për t’u vlerësuar për mendimin tim, është se verdiktet e dhëna deri tani janë të sakta, qoftë për titullin kampion, megjithtëse nuk janë përcaktuar të gjitha verdiktet e tjera për në Evropë apo për rënien nga kategoria, qoftë për skuadrën e parë që është mësuar që do të bjerë nga Superiorja” – shprehet trajneri Artan Mërxhushi.
Trajneri i disa skuadrave në Superiore, që nga Dinamo, Besa, Kastrioti, Apolonia apo Korabi, thotë që arbitrat gjykojnë me dy standarte.
“Për mendimin tim, nëse do t’i shohim gjyqtarët si një skuadër, janë skuadra për të rënë nga kategoria bashkë me Lushnjën. Në shumë raste gjyqtarët veprojnë me dy standarte, godasin aty ku nuk duhet, falin atje ku u duhet” – shton Mërxhushi.
Kohët e fundit ka pasur polemika për trajnerët shqiptarë që drejtojnë në Kosovë, por Mërxhushi thotë se nuk duhet të ketë xhelozi.
“Ka një farë xhelozie dhe ambicie që nuk duhet të jetë. Ne jemi një komb, jemi një vend, nuk është aspak e ndaluar që edhe trajnerët kosovarë të drejtojnë në Shqipëri. Nuk është se janë më të zotë këta nga Shqipëria që shkojnë atje, por thjesht janë më me eksperiencë” – përfundon trajneri Artan Mërxhushi.
Të shtunën, në orën 16:00, do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, që përkon më javën e parafundit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.9%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani
18 Gusht, 21:55
-
Tregtimi i Kategorisë Superiore, kampionati elitar do ndryshojë emër për tre vitet e ardhshme
4 Mars, 14:44
-
Befasi që në nisje të Superligës, Skënderbeu surprizon Egnatian
26 Gusht 2023, 19:50
-
Egnatia 'nuk toleron' Bylisin në shtëpi, Vllaznisë i rrëshket fitorja nga duart në minutat e fundit përballë Kastriotit
6 Maj 2023, 17:01
-
VIDEO/ Tirana ‘pushton’ kryeqytetin! Xhixha bën "xixa" në derbi, ‘Bardheblutë’ leksion futbolli Partizanit me 10 lojtarë
2 Tetor 2022, 09:29
-
Rikthehet Superliga, sot përballen Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vllaznia! Ndeshjet e tjera të javës së 6-të
30 Shtator 2022, 10:48
-
Kampionati shqiptar i futbollit, sot zbresin në fushë kryesuesit! Partizani kërkon fitoren e tretë, Laçi përballet me Egnatian
4 Shtator 2022, 08:54
-
Skandali i Armando Dukës: Mban peng shitjen e të drejtës televizive të Superiores: Ja kompania që ka ofruar shifrën më të lartë se Super Sporti që ai do ta shpallë fitues
27 Korrik 2022, 07:09
-
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së/ Miratohen datat dhe vendimet e rëndësishme për sezonin e ri, kur nisin dhe përfundojnë kampionatet
30 Qershor 2022, 08:00
-
Java e tretë e Superiores, të shtunën spikat Teuta-Dinamo, flasin protagonistët! Trajneri Martini: Kundërshtari meriton respekt, por fitojmë ne
24 Shtator 2021, 12:33
-
Hidhet shorti i Superligës, në javën e parë spikat Teuta-Partizani, ja kur luhen derbet e kryeqytetit
30 Korrik 2021, 11:26
-
Merret vendimi, Safet Gjici: Kukësi do të drejtohet nga një italian! Kemi arritur marrëveshjen me Diego Longos
14 Korrik 2021, 13:03