/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Përmirësimi i respektimit të të drejtave të njeriut në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, ishte kryefjala e aktivitetit të zhvilluar sot në ambientet e Institucionet të Avokatit të Popullit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës në Burgje.
Në aktivitet morën pjesë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Bledar Skënderi, drejtorët e disa IEVPenale, drejtoresha e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës, Jorida Rustemi, drejtoresha e shoqatës "Përthyerje" Marinela Sota etj.
"Jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim dhe vëmë re se tashmë Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka vetëm një rol kritikues, por edhe bashkëpunues me sistemin e burgjeve, gjë që lehtëson punën tonë të përbashkët drejt përmirësimit të kushteve dhe trajtimit me dinjtet të personave të privuar nga liria."- u shpreh ndër të tjera Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Bledar Skënderi.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe stafi i disa IEVPenale, që janë trajnuar në kuadër të Projektit "Përmirësimi i të drejtave të njeriut në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Shqipëri", të cilët sot u çertifikuan për njohuritë e marra. Projekti i mundësuar nga Programi Danez i Fqinjësisë, u shtri përgjatë muajve tetor 2014- prill 2015, ku u përfshinë Drejtorët dhe stafet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në të gjithë vendin, gjithsej 170 persona.
"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Shoqata "Përthyerje" kanë patur një bashkëpunim shumë të frytshëm, që do të vazhdojë. Në këtë projekt u dhanë njohuri për të bërë dallimin mes përdorimit të forcës dhe dhunës, si dhe njohjen e të drejtave të njeriut në kushtet e privimit të lirisë."- theksuan në fjalën e tyre drejtueset e institucioneve që zbatuan projektin, Rustemi dhe Sota.
Procesi i trajnimeve filloi në muajin tetor 2014 në ambientet e Institucionit të Veçantë Shëndetësor të Burgjeve (IVSHB) në Tiranë me Drejtuesit e I.E.V.Penale në rang Shqipërie. Në të morën pjesë 16 drejtues të I.E.V.Penale dhe 9 përfaqësues nga Sektori i Trajnimeve të DPB- së. Në vijim, në muajt nëntor- dhjetor 2014 dhe mars- prill 2015 u zhvilluan 5 trajnime rajonale dy- ditore, në IVSHB, IEVP Elbasan, Fushë- Krujë, Instituti i të Miturve Kavajë dhe Vlorë, prej të cilave përfituan 150 punonjës staf të IEVP-ve "Mine Peza", "Ali Demi", "Jordan Misja", Vaqarr, Korçë, Elbasan, Peqin, Fushë-Krujë, Shën Koll, Krujë, I.M.Kavajë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Berat, Tepelenë dhe Vlorë.
Trajnimet kishin si prioritet rritjen e njohurive mbi të drejtat e njeriut në burgje dhe paraburgime, me qëllim garantimin e respektimit të tyre dhe eliminimin e çdo forme të dhunës, torturës, të trajtimit çnjerëzor e degradues si dhe përmirësimin e njohurive mbi Institucionin e Avokatit të Popullit dhe rolin e tij si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Në trajnim u bë i mundur informimi mbi mekanizmat e tjerë mbikëqyrës, si dhe mbi Konventat e ratifikuara për sigurimin e respektimit të të Drejtave të Njeriut në Shqiperi dhe me gjere.
Gjatë trajnimit u diskutua në pika konkrete mbi aspekte të tilla, si: pranimi, rregjistrimi, lëvizja dhe transferimi i të burgosurve, klasifikimi dhe vendosja e tyre në IEVPenale, mjedisi fizik dhe kushtet e jetesës, kujdesi shëndetësor, edukimi dhe punësimi brenda institucioneve, aktivitetet fetare, njoftimi për problemet shëndetësore, njoftimi për humbjen e një të afërmi dhe lejet e veçanta, kufizimi fizik dhe përdorimi i forcës, masat disiplinore, inspektimet dhe ankesat përkundrejt personelit, takimet me familjet dhe komunikimi, gratë në paraburgim dhe grupet vulnerabël.Në përfundim të ceremonisë u realizua një foto e përbashkët e një grupi punonjësit të trajnuar dhe organizatorëve të projektit.
/Shqiptarja.com