TIRANE- Të gjithë studentët e universiteteve private që iu është hequr licenca kanë afat deri 13 tetor që të transferohen pranë universiteteve publike. Edhe pse ishte paralajmëruar se data 3 tetor do të ishte afati i fundit për ta, Minisitria e Arsimit dhe Sportit vendos të shtyjë këtë afat pasi studentet ende kanë nevojë për të plotësuar dosjen me dokumentet e nevojshme për t’u transferuar në universitetet shtetërore.
Në dosjet e tyre në shumicën e rasteve studentët nuk kanë pasur dokumentet bazë, siç janë numri i matrikullimit, lista e notave apo edhe programet mësimore të degëve përkatëse.
Edhe pse institucionet arsimore private kanë qenë të detyruara t’i pajisin të gjithë studentët me të gjitha dokumentet e nevojshme në bazë të udhëzimit të ministrisë së Arsimit, nuk i kanë respektuar këtë rregullore.
“Në kushtet kur, në shumë raste, studentët që transferohen nga IAL-të private nuk janë pajisur nga këto IAL me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të mundësuar transferimin e tyre në një IAL tjetër, edhe pse ky ka qenë një detyrim i shprehur qartë në VKM nr. 539 datë 06.08.2014 si dhe Udhëzimin Nr. 25 datë 11.08.2014, MAS po pajis me numër matrikullimi të gjithë studentët të cilët nuk e kanë patur atë në dosjet e tyre, edhe në ato raste kur ky numër matrikullimi i është komunikuar edhe më parë IAL-së përkatëse nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, por këto IAL nuk e kanë vendosur atë në dosjen e studentit”, thuhet në njoftimin e MAS.
Ministria e Arsimit ka ngritur një Komision “ad hoc” për të shqyrtuar të gjitha ankesat studentëve dhe për të pajisur ata me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO