Shtypi spanjoll ka shkruar se lojtari i Çelsit, Uillian do të kalojë nga anglezët te Barcelona gjatë kësaj vere, por futbollisti, nga pika e grumbullimit të kombëtares së Brazilit në Rusi, ka mohuar gjithçka.
“Edhe unë kam lexuar në disa faqe në internet dhe në ndonjë gazetë se mund të shkojë te Barcelona, por e vërteta është se nuk kam marrë asnjë ofertë dhe faktikisht për momentin mendoj vetëm për Kupën e Botës. Te Barcelona janë dy nga miqtë e mi më të mirë si Kutinjo dhe Paulinjo, por kjo nuk është një arsye për t’u larguar nga Çelsi, ku gjithashtu kam një “mal” me miq dhe shokë të mirë,” – tha Uillian.