TIRANË- AndI Boja është djali që me historinë e tij ka frymëzuar dhe shumë të rinj të tjerë. Në profesion ai është jurist por prej disa kohësh është kthyer edhe në një ‘influencer’.
Jetesa e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik e bën Andin që të shkonte drejt obezitetit. Por shpejt ai vendosi që të ndryshonte mënyrën e tij të jetesës, duke humbur plot 42 kilogramë. Në një intervistë në “ Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të transformimit.
“Kam qenë në një fazë që isha transfomuar në një tjetër njeri. Kam qenë 127 kilogramë dhe sot që flasim jam 85 kilogramë. Jam minus 42 kilogramë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, duke filluar që me aktivitetin fizik që unë e kisha pasiv, gjithë kohën isha ha dhe rri. Arrita në një pikë që isha dhe probleme shëndetësore, më minimalja ishte tensioni që nuk e kisha mirë fare” rrëfeu ai.
Por cila ishte mënyra e re e jetesës që e ndryshoi atë?
“Unë nuk kam mbajtur asnjë lloj diete, ka qenë një lloj ushqyerje shumë normale por shumë korrekte drejt kalorive, jam munduar që të ushqehem normalisht duke mos shkaktuar asnjë lloj problemi shëndetësor si me stomakun. E gjitha ka ardhur nga aktiviteti fizik, e gjitha ka ardhur nga vrapi, kam bërë 7 muaj vrap cdo ditë’’ tha ai.
Por sa kohë i është dashur për të bërë ndryshimin?
“Për të rënë 34 kilogramë më janë dashur 7 muaj. Janë përafërsisht rreth 4.7 kilogramë për çdo muaj. Ka ardhur një rënie shumë natyrale. Unë gjatë kohës që mbaroja vrapin kisha mundësinë që edhe të bëja disa ushtrime të lira në natyrë” përfundoi ai.
Tashmë, juristi Andi Boja numëron plot ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat frymëzon dhe influencon të rinjtë që të ndjekin një jetesë të shëndetshme.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin
13 Prill, 17:10
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Egla Harxhi: Marrëdhënia treshe s'ka qenë për vëmendje, se do isha futur në BBV! Më ftuan dy herë dhe i refuzova
14 Mars 2023, 13:15
-
'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja
6 Mars 2023, 13:19
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
15 Shkurt 2023, 13:43
-
Sëmundjet e kockave, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga artriti tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale
13 Shkurt 2023, 12:27
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22