41 mijë dollarët e sekuestruar në llogarinë bankare të kompanisë me ‘’A New life 4u’’ do të qëndrojnë të ngrira deri në përfundim të hetimeve për përfshirje në aktivitet të paligjshëm të transplantit të organeve.
 
Është ky vendimi i gjyqtares së Apelit Zeqine Sollaku që ka rrëzuar kërkesën e dy biznesmenëve rus Robert Shpolinkse dhe Boris Wolfman.
 
Kërkesa e tyre është rrëzuar në apel duke mbetur në fuqi sekuestro e vendosur nga prokuroria e Tiranës.

Pak ditë pasi me urdhër të Prokurorisë u bllokuan llogaritë bankare të një klinike transplanti organesh në Tiranë.
 
Mjeku rus Boris Igor Wolfman 32-vjeç është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik organesh dhe transplante të paligjshme në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. 
 
Boris Igor Wolfman me pasaportë ruse dhe izraelite, drejton në Tiranë klinikën "A News Life 4 U", e cila menaxhon rastet e transplantit të organeve.
 
Qendra e Klinikës ndodhet në Kosovë, nga ku dyshohet se kryheshin transplante të paligjshme të organeve, të cilat më pas shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika deri në Turqi.

dy.b/shqiptarja.com