FRANCE- Dy italianë janë arrestuar nga policia franceze, ndërsa po transportonin 4 kilogramë kokainë me një nga automjetet e Vatikanit. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për automjetin e kardinalit argjentinas Jorge Mejia, por sipas Vatikanit ai ndodhet i shtruar në spital pas një ataku kardiak.
Ngjarja është shumë e paqartë, e ndërsa në automjetin që u ndalua në një pikë kontrolli doganor në francë u gjetën 4 kg kokainë dhe 150 gram kanabis. Në pranga përfunduan dy italianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Në një reagim të Vatikanit thuhet se asnjë punonjës apo anëtar i Selisë së Shenjtë nuk është i përfshirë direkt në këtë çështje.
Vatikani ka konfirmuar lajmin e arrestimit të dy shtetasve italianë si dhe përdorimin e makinës së që i përkiste kardinalit Jorge Mejia, por theksohet se ai e kishte lënë automjetin prej kohësh në një pikë servili dhe vet është i shtruar në spital pas një ataku kardiak.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com