GJIROKASTËR- Floranda Obzova 54-vjeç ra në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 3 emigratë të paligjshëm në Gjirokastër.
Në vendin e quajtur ‘Ura e Kardhiqit’ shërbimet e policisë i kanë bërë shenja ndalimi automjetit tip ‘Mercedens Benz’ me drejtuese 54-vjeçaren e cila nuk i është binudr urdhrit të efektivëve dhe është larguar me shpejtësi.
Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se Obzova ishte duke transportuar me automjetin tip "Mercedes Benz", 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.