Kleon Musta ka rënë në prangat e policisë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur automjetin me emigrantë të paligjshëm. Bashkë me Mustën i shpallur në kërkim ka qenë një 19-vjeçar me iniciale A.E., i cili u kishte premtuar emigrantëve transportim drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës 200 euro.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe në kryqëzimin e fshatit Lin është përplasur me trafikndarësen. Më pas, për të shmangur kapjen nga Policia, ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 18-vjeçarit A. E. dhe personave të tjerë të implikuar në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.