Tre breza piktorësh, Margariti premton muze për familjen Buza

Tre breza piktorësh, Margariti premton muze për familjen Buza

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në studion e piktorëve Buza

Pas ngritjes së Muzeut Kadare, në shtëpinë e tij në Tiranë dhe premtimit për Muzeun e Dritëro Agollit, duket se pesonalitete të tjera të mëdha të artit e kulturës do të kenë muzeun e tyre.

Kjo konfirmohet nga vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila gjatë një vizite në studion e piktorëve Buza e ka deklaruar projektin shprehur gjatë një takimi me piktorin e njohur Kujtim Buzën, djalin e Abdurrahim Buzës, njërit prej piktorëve më të shquar shqiptarë të shekullit të 20-të dhe themeluesit të parë të shkollës së parë të vizatimit në Tiranë në vitin 1933.

“Ishim sot në studion e piktorëve Buza: Abdurrahimit, Kujtimit e Sokolit. Një pasuri e tre brezave artistësh të familjes Buza, Abdurrahimit, Kujtimit dhe Sokolit, duhet inventarizuar, për të kaluar më pas në mundësinë e muzealizimit të studios dhe hapjes së saj për publikun.”, ka deklaruar dje ministrja e kulturës Elva Margariti.

 “Tre breza artistësh, që ruajnë me fanatizëm një koleksion të jashtëzakonshëm veprash në pikturë, por edhe mijëra vizatime”, tha më tej Margariti duke vizituar veprat dhe koleksionet e Abdyrrahim Buzës, ku mes tyre spikasin disa portrete të rralla. Pranë tyre, i biri Kujtim Buza i rrëfen sesi babai i tij “Në vitet ’30 nisi të pikturojë portrete me ngjyrat e luleve”.  

“Tirana ka nevojë për të tilla pika referimi”, u shpreh ministrja Margariti gjatë kësaj vizite.

Abdurrahim Buzën erdhi nga Gjakova në Tiranë për të jetuar e punuar.

Ai nisi të pikturonte duke pasur drejtues atelieje piktorin e njohur italian të kohës, Galileo Chini (1873-1956, piktor dekorativ dhe qeramist, pjesëmarrës në dy prej Bienaleve të Venecias).

Buza ishte një nga themeluesit e shkollës së parë të vizatimit në Tiranë në vitin 1933. Punoi në shkollën teknike “Harry Fultz”, në gjimnazin e Tiranës, në gjimnazin “Qemal Stafa”, në Liceun Artistik “Jordan Misja”.  

Studiuesit dhe kritikët e artit e kanë vlerësuar Abdyrrahim Buzën si për punimet që ruajnë fanatizmin dhe striktizmin e kompozimit dhe trajtimit artistik akademik. Ato tregojnë për një piktor shumë punëtor, kërkues ndaj vetes dhe prodhues i madh. Linja e vizatimeve në këtë periudhë është e kujdesshme dhe e ngjeshur.

Kujtim Buza, piktor, i biri i Abdyrrahim Buzës

Motivet nga vendi i tij do të zënë vendin kryesor në veprat e Buzës, ku sot  ruhen piktura të një vlere unikale e të papërsëritëshme në historinë e artit shqiptar.

Kujtojmë këtu pikturën “Refugjatët”, “Malësori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojërat popullore”, “Azem Galica dhe luftëtarët”. Për kritikën e artit ato nuk janë thjesht figura, por shpirtëra të figuratizuar sipas kujtesës dhe shpërthim i emocioneve të artistit mbi ta.

Abdurrahim Buza vlerësohet nga studiuesit si një nga piktorët e parë me individualite të spikatur, modern, i pangjashëm, i pakrahasueshëm me asnjë artist shqiptar të të kohës. Me veprat e tij ai tejkaloi disa nga koncepet e metodës së diktuar me mjeshtëri artistike

Në vitin 1960 fitoi titullin “Piktor i Merituar”, ndërsa në vitin 1978 fitoi titullin “Piktor i Popullit” me vendim të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai është i pari piktor që realizoi nudon e parë nga natyra në Shqipëri. Abdyrrahim Buza na ka lënë një fond të pasur me rreth 500 piktura dhe mijëra vizatime. Arkivat e veprave të tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në studion Buza, në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja