“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

Fatura e restorantit ne tre gjuhë, për shërbimin e ri

Itali- Një episod i pazakontë ka ndodhur në Itali dhe ka për ‘shënjestër’ një restorant malor turistësh në rajonin e Val Gardena në Itali.

Shtesa është e shkruar me dorë në fund të menusë: "Për çdo pjatë shtesë bosh, ju paguani 3 euro!". Kur klienti Fabio Farinelli vuri re shtesën në faturën e drekës në “Malga Cason Rascesia”, mbi Ortisei, në 2100 metra mbi nivelin e detit, “pamja mbi Val Gardena nuk dukej më aq e këndshme”, shkruan “La Repubblica”.

Fatura dhe menuja në restorant ofrohen në tre gjuhë dhe i tillë është shënimi për pagesën e re 3 euro për pjatë bosh; italisht, gjermanisht dhe anglisht (foto kryesore).

Menaxheri, i intervistuar nga gazeta, shpjegoi se vendimi për të tarifuar pjatën bosh, që zemëroi shumë klientë, u mor për herë të parë vitin e kaluar dhe kundërbalancohet nga oferta e mbulesës falas (bukë, për ata që e duan, por ka një çmim të veçantë).

“Ndodh shpesh që një familje të porosisë një kurs (gatim-produkt) të vetëm dhe më pas ta ndajë duke përdorur pjatat e zbrazëta. Nuk besojmë se po bëjmë ndonjë gjë të gabuar duke tarifuar larjen, takëmet, pecetat dhe ujin pa gaz. Të gjitha këto janë shërbime që nuk na vijnë falas. Çmimi i pjatës së zbrazët është i shkruar qartë në menu, kushdo që është kundër nuk mund ta kërkojë”, tha menaxheri për gazetën.

Por klientët janë të zëmëruar dhe e kundërshtojnë si të padrejtë:

“Një pjatë e zbrazët nuk është e mundur të marrësh tre euro” është përgjigja e shumë prej tyre.

Polemika e Malga Cason nuk është e para e lindur nga një pjatë bosh. Vitin e kaluar, sërish në mes të verës, një restorant ligurian u denoncua në rrjetet sociale nga gazetarja Selvaggia Lucarelli. Publikimi në ueb i fotos së faturës me dy eurot për "pjatën e përbashkët", shkaktoi një valë kritikash negative jo vetëm ndaj restorantit të raportuar, por edhe ndaj restoranteve të ndryshme me të njëjtin emër të shpërndarë në rajone të tjera të Italisë.

Pamje nga restoranti në Val Gardena

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sehr gutt gemacht!: 18/08/2024 00:15

    Shumë korrekt,e shkruar për t'u lexuar!..po t'a mbajti portofoli porosit!..i Zoti i Shtëpisë i vendos rregullat,edhe pasojat!

    Përgjigju
  • Lilo: 16/08/2024 10:36

    Shume mire e kane. Jo po te vijne 10 pabuksa te zene karriget e te ndajne nje vakt copa-copa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?