Tre fitore radhazi në Superligë, trajneri Dobi: Nuk është akoma Kukësi im

Tre fitore radhazi në Superligë, trajneri Dobi: Nuk është akoma Kukësi im

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi.

Kukësi fitoi 0-2 me Erzenin për javën e tetë të Superligës. Në transfertën e "Niko Dovana" vendosën golat e Basa dhe Barbosa, nga një në secilën pjesë. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi. Durrsaku merr fitoren e tretë në stolin e skuadrës verilindore, teksa për Oversport tha se nuk është ende skuadra e tij.

“Janë shumë të rëndësishme pikët në situatën ku jemi. Loja ka qenë momentale. Erzeni na vuri në vështirësi, vuajtëm, por e duruam presionin. Goli i dytë na dha më shumë qetësi. Erzeni tregoi sot se i ka fituar në fushë pikët dhe na vuri në vështirësi. Dua të përgëzoj edhe ekipin tim që vuajti dhe më pas shënoi edhe golin e dytë që na dha tre pikë të çmuara. Kishim punuar për këtë sfidë, kishim studiuar kundërshtarin dhe e menaxhuam mirë lojën dhe treguam edhe pjekuri. Ndonëse kishim shumë vështirësi. Morëm një fitore të vuajtur. Kërkova kujdes për kartonët, sepse u ndëshkuam shumë shpejt disa lojtarë. Duhet të fokusohemi te loja jonë dhe të mos bëjmë faulle të panevojshme.

Objektivat e Kukësit pas kësaj fitoreje? A është kjo skuadra e Dobit? Nuk është akoma skuadra e Dobit, është skuadra e Kukësit. Unë duhet që të menaxhoj sa më mirë këtë grup. Nuk shoh larg, por ndeshjen e radhës. Kukësi gjithmonë ka pasur pretendime të mëdha.

Egnatia e Duros ndeshja e radhës? Trajneri i ri sjell entuziazëm, ka mënyrën e tij të punës. Por nuk ka ndikim te ne, duhet të shohim lojën tonë”, tha Dobi pas ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale