1668804257_page.jpg

Tre kandidatët për ‘primaret’ e Korçës kanë mbajtur një konferencë për shtyp për prezantim me bazën dhe simpatizantët. Në garën e primareve brenda PD-së janë konfirmuar si kandidatë: Ledina Alolli, dekane e fakultetit ekonomik në universitetin “Fan S. Noli”, Entela Dvorani, avokate dhe Gjergji Gjata, mjek.

Për kandidatët gara nuk ka të humbur, por vetëm të fituar. Ndërsa kanë folur dhe për vështirësitë që qytetarët e Korçës po kalojnë, që sipas tyre shkak është bërë keqqeverisja vendore. Asnjëri nga kandidatët në platformat e prezantuara, nuk foli për bashkimin e elektoratit të djathtë, i cili është përçarë pas shpalljes “Non Grada “të Sali Berishës.

Nuk dihet nëse kandidatët e primareve në Korçë, do të marrin mbështetjen e votuesve që mbështesin deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Miratohen kandidaturat për primaret në 18 bashki! Deputeti Zef Hila në garë për Vaun e Dejës! Lefter Maliqi kandidati i parë nga Partia e Lirisë