Tre muaj kurim në Gjermani, Isa Mustafa rikthehet në Kosovë

Tre muaj kurim në Gjermani, Isa Mustafa rikthehet në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është rikthyer në Prishtinë pas tre muaj kurimi në Gjermani për shkak të problemeve shëndetësore. Familjarët thonë se gjendja e tij është në përmirësim e sipër, raporton T7

Isa Mustafa u kurua në një prej klinikave të specializuara gjermane, ndërsa mësohet se ish-kryeministri pati një komplikacion të rëndë shëndetësor. Kryetari i partisë më të madhe në vend, ishte prekur fillimisht nga një grip stinor e më pas gjendja i ishte vështirësuar si pasojë e një sindromi të rrallë dhe të rrezikshëm.

Por duket se gjendja e tij shëndetësore, më në fund, po shkon drejt stabilizimit dhe shumë shpejt ai do t'i rikthehet jetës publike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja