ELBASAN - Brenda 6 muajve do të jetë gati tregu i ri bujqësor në Elbasan që do të krijojë 300 vende të reja pune. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe drejtoresha e AZHBR kanë vizituar këtë treg para se të inagurohet.
Kreu i qeverisë eshtë shprehur se është i domosdoshëm promovimi i këtyre tregjeve.
“Ne jemi shumë mirënjohës sepse me këtë nuk është problem vetëm i kësaj zone por na nderon dhe na jep mundësinë që ta promovojmë si shembull suksesi edhe për zona të tjera që të fillojnë njerëzit të shohin një perspektivë tjetër me këto tregjet bujqësore dhe të sjellim këtu edhe njerëz nga vende të tjera të marrin shembull, nga veriu në jug, që këtë eksperiencë ta çojnë në vende të tjera, para se të shkosh ti, se mund të zhvillohesh ti e të shkosh në zonat e tjera”, tha Rama.
Ndërsa ministri i Bujqësisë Panariti tha se duhet të futet mekanizmi i transparencës së çmimeve.
“Të bëjmë edhe një mini ankand çdo ditë, një tip mini burse bujqësore, ju keni porositur një ekran shumë të madh i cila do të vendoset në ballë dhe çmimet ditore do të jenë vizibël për të gjithë që mos të këtë shteg për spekulime, një gjë shumë pozitive sepse duhet ta fusim këtë mekanizmin e transparencës së çmimeve”, u shpreh ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
Ndërkaq, Suela Popa drejtoresha e AZHBR-së tha se: “Një nga qëllimet kryesore të skemave ishte formalizimi përmes këtij tregu gjigand tashmë është më i kontrolluar edhe tregtimi por mbi të gjitha formalizimi. Por edhe standardet që kërkohen qoftë nga AKU-ja, qoftë nga trupat e tjerë teknik këtu janë të kontrollueshme”.
Tregu bujqësor i Elbasanit do të ketë dyqane, vende të dedikuara për furgonët e produkteve të fshatit, salla ekspozitash të produkteve, megafrigoriferë për ruajtjen e produkteve për çdo stinë, kafe dhe restorante.
Përfituesi i mbështetjes financiare të qeverisë thotë se kishte dhjetë vjet që ishte gati me këtë projekt, por zvarritjet burokratike kanë qenë të pakapërcyeshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut
30 Nëntor, 08:01
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulm kriminal e terrorist! SHBA e BE dënojnë, ambasadori Hovenier: Mbështesim hetim gjithëpërfshirës
30 Nëntor, 07:54
-
Incidenti me flamur maqedonas, Siljanovska: Mosrespektimi i simboleve shtetërore, minon unitetin e të gjithë qytetarëve të RMV-së
30 Nëntor, 07:10
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05