Tregjet publike, AKU gjobit 11
bashki me 300-500 mijë lekë

Tregjet publike, AKU gjobit 11<br />bashki me 300-500 mijë lekë
11 Bashki janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për mosrespektimin e kushteve të tregjeve dhe mosmenaxhim të hapsirave publike.
 
Ndëshkimit nga AKU nuk i ka shpëtuar as Bashkia e Tiranës, e cila është gjobitur me 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.
Bashkia Kamëz, është gjobitur me 300.000 lekë për tregun Agroushqimor.

Në një deklaratë për shtyp, AKU ka bërë me dije se Drejtoritë Rajonale të saj në 12 qarqet e vendit, për ditë me radhë kanë inspektuar në terren tregjet e hapura të menaxhuara nga bashkitë, apo që iu janë dhënë me qira subjekteve të ndryshme po nga pushteti lokal.
 
Sipas deklaratës, njësitë e qeverisjes vendore, në këtë rast bashkitë, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapsirave publike, duke lejuar tregëtimin e shumë personave që nuk janë të pajisur me QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.
 
Gjobat
Bashkia Tiranë, gjobitet 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.
Bashkia Kamëz, 300.000 lekë për tregun Agroushqimor
Bashkia Rrogozhinë, 300 mijë lek, për tregun Agoushqimor
Bashkia Shkodër, gjobitet me 500.000 lekë
Bashkia Lushnjë, 300.000 lekë
Bashkia Ballsh, 300.000 lekë
Bashkia Roskovec, 300.000 lekë
Bashkia Vlore, 300.000 lekë
Bashkia Sarandë, 300.000 lekë
Bashkia Lezhë, gjobë 300 mijë subjektit kontraktor, përgjegjës për administrimin e Tregut të hapur.
Bashkia Kurbin, 300.000 lekë gjobë për tregun e mishit dhe kafshëve të gjalla Milot, si dhe paralajmërim më afat 20-ditor për përmirësimin e kushteve në tregun Laç.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë