Tregjet 'zëvendësojnë' sinjalistikën, 14 të vdekur në aksidente gjatë një viti në Korçë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë vitit që lamë pas si pasojë e aksidenteve rrugore në qarkun e Korçës.  Ky është bilanci tragjik që del nga statistikat e policisë së këtij qarku.  Shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda janë,  mungesa e ndriçimit, mungesa e barrierave mbrojtëse apo edhe mos ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve.

Ky fakt pranohet edhe nga policia rrugore ku ndër të tjera është theksuar se aksidentet më humbjen e jetëve të njerëzve kanë qenë pikërisht aksidente me kalimtarë.

Krahas aksidenteve, problematikë tjetër mbeten tregjet ambulante në hapësira tejet të palejueshme si edhe banesat anash rrugës, të cilat janë bërë shkak për vdekjen e këmbësorëve.

Për sa i përket kryqëzimeve me rrezikshmëri më të lartë veçohet kryqëzimi i Plasës, kryqëzimi i Libonikut si edhe ai i Cifligut në hyrje të qytetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj