Tregtarët, shoqëria civile si dhe punonjës të profesioneve të lira kanë protestuar për më shumë se një orë para kryeministrisë kundër ligjit të taksave që ka hyrë në fuqi nga data 12 nëntor. Protestuesit kërkojnë që të formalizohet tregu por mos të falimentojnë e të mos abuzohet ndaj tyre pasi taksat e reja janë të papërballueshme.

Edhe dentistët i janë bashkuar kësaj proteste pasi ata preken nga ligji duke paguar taksa më të larta.
Kjo ishte protesta e tretë që organizohej nga tregtarët kundër ligjit të taksave e tregtarët premtuan që do të vijojnë të përshkallëzojnë protestat në rast se qeveria nuk tërhiqet as pas kërkesës që ata kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese. Ligji i ri parashikon që në bazë të parregullsive të konstatuara në një biznes të vendosen gjoba nga 5 deri në 100 milion lekë të vjetra.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com