“Qeset njëpërdorimshe janë të ndaluara me ligj. Por edhe pse ka kaluar një vit që nga ai moment ato ende përdoren rëndom në tregjet e kryeqytetit dhe jo vetëm”.
Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në vend qese më pak se 70 mikron sipas ligji, dënohet me gjobë 500 000 lekë. Kur personi i cili është dënuar me këtë vlerë konstatohet se hedh sërish në treg, qese njëpërdorimshe, dënohet me gjobë 1.500 000 lekë. Kur personi i cili është dënuar edhe me këtë vlerë dhe përsëri konstatohet se shkelje të ligjit, dënohet me revokimin e licencës së aktivitetit.
Por nga një vëzhgim i Report Tv, duket qartë se shumë biznese nuk i tremb kjo masë ndëshkimore. Tregtarët janë të vetëdijshëm për rrezikun e biznesit, por kostoja e ulët e qeseve njëpërdorimshe i detyron ende ti përdorin.
Megjithatë ka nga ata tregtarë që janë të ndërgjegjshëm dhe përdorin qeset me trashësinë e lejuar, të cilat janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe përdoren disa herë.
Për mbarëvajtjen e këtij ligji që hyri në fuqi më 1 qershor 2022, kryeministri Edi Rama thotë se vijojnë kontrollet në terren për të goditur rastet e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve njëpërdorimshe. Dhe nuk do të ketë asnjë tolerim, ndaj askujt që shkel ligjin.
Qëllimi i këtij ligji, është ulja e ndotjes së mjedisit, pasi sipas ekspertëve, një qeseje plastike i duhen deri në 1000 vjet për t’u degraduar.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
48.3%
-
E gabuar
43.9%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 2300
Lajme të tjera
-
Hapi ekspozitë në New York, Rama zbulon si e kontaktoi galeria prestigjoze në SHBA, Rama: Mendova se po tallen
23 Shtator, 10:10
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
'Farsë tragjikomike', debati i Ramës me ambasadorin rus në OKB tërbon Kremlinin
22 Shtator, 17:56
-
Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori
22 Shtator, 17:01
-
'Ndalni luftën dhe Zelensky s'flet para jush!' Lavrov mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas deklaratës së Ramës në KS
22 Shtator, 15:03
-
NATO: Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës
22 Shtator, 10:58
-
Disa përfundime lokale të oborrit tonë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit
22 Shtator, 07:49
-
Yuri Kim takohet me Ramën në New York: E kënaqur të shihja kryeministrin shqiptar në drejtimin e debatit në KS
21 Shtator, 21:22
-
Pellumb Kulla: Edi Rama i lavdëruar në çdo gjuhë të botës dhe i sharë shqip dhe rusisht
21 Shtator, 20:45
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ylli Pata: Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!
21 Shtator, 19:48
-
Rama iu dha amerikanëve atë që donin!
21 Shtator, 19:04