Është e lehtë të flasësh kur nuk shikon këmbën tënde teksa prek humnerën e zbraztë. Lirinë time s’do të guxoja përciptazi ta krahasoja me vitet e dikurshme. Pra nuk mund ta filloj nga fundi sepse nuk ka një fund në një bote që ecën jo me ritmin tim dhe duke marrë shkas nga kjo nuk mund të nis diçka pa kuptuar se në një fraksion të jetës, a kishte vlerë liria ime. Kush guxon të ngrejë dorën, apo të heqë këpucën e të nxjerrë këmbën se gishtërinjtë i qenkërkan prerë, apo të ulërasë, apo të thotë se jam i ditur, guxon tek koncepti i lirisë, dijeni se ai është njeriu i parë por as i vetmi që burgos lirinë e tij duke ecur.

Të tillë jemi edhe ne, ku heshtja jonë, sot, çmohet e liria blihet. Sot mungon më shumë se kurrë apeli qytetar, apel për të drejtën time dhe për atë që vendoset me lirinë e dikujt tjetër, aspak drejtësisht mbi mua. Heshtja asnjëherë dhe domosdoshmërish nuk sinjifikon shembullin e njeriut se gjithmonë duhet të dëgjojë e të flasë më pak. Jo! -Kjo heshtje është mbytëse, është si tymi i flakës, nuk mbyt oksigjenin, të fundit substancë që kërkojnë edhe atë ta blejnë, por mbyt zërin e ndërgjegjes. Ky cunam valësh plot liri, që shtrihet në këtë tokë ka hasur përligjjen e tij historike nga ai fraksion i shoqërisë pseudo, për një skllavopronar, për një feudal hundëpërpjetë, për një monark që e shtrin pasurinë e tij varur mbi ‘’kopshtet plot gjelbërim’’, për një politikan me një kostum të fryrë e të ngushtë, që parfumoset ç’do ditë me lirinë e të varfrit. Pyetja e madhe në thelb të temës është? -Po ne Shqiptarët cilën liri, cilën botë dhe liri të kujt shteti kemi blerë që ta përjetojmë?-Cili panair që tani na quhet i tregut të lirë kemi blerë jetën e një shoqërie tjetër,ndofta jemi abonuar në praktika të një shoqërie tjetër? “Liria” ime nuk duhet të ketë barazvlefshmëri interpretimi me nacionalitetin.

Unë e çmoj që linda e po rritem në Shqipëri, por nuk çmoj pas lindjes se si po rritem me të djathtë e të majtë në vendin tim. Shqiptarët ende nuk kanë nisur të krijojnë si të lirë. Unë nuk e di se ç ‘farë bluajnë me mendjen e tyre teksa mendojnë ,veprojnë,jetojnë në këtë liri kopjative. Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Naim Frashëri është poet i madh ,e përshkroi Shqipërinë me fjalët e tij ,e ngriti në qiellin e mendjes së një shqiptari se cili ishte vendi i tij ,dhe ai e orientoi lirinë e tij sipas interesave të portës së lartë. Ismail Qemali ndërtoi qeverinë e tij, por liria për pushtet motivon dikë tjetër në Durrës dhe dikë tjetër në Janinë që mora vesh nga historia se ishin Shqiptarë për të krijuar qeveri, por vetëm tre ama, sërish Evropa njeh sipas interesit të saj. Liria për çlirim vjen e vonuar sepse interesat vunë në sfidë, jo në llogore por ballë për ballë ,me pushke ,shqiptar me shqiptar.

Kjo liri kopjative solli kultin e liderit në sistemet komuniste, këndej ngrinin flamurin e partisë, e këndej me vete thonin vdiqëm për bukë. Sot në kuadrin e një integrimi evropian jo thjesht teknik, në kuadrin e fjalëve plot hiperbolizim për zhvillim dhe emancipim qytetar e shoqëror, sot liria ime është më e heshtur dhe vritet nga dita në ditë .Unë s’kam liri në këtë llum interesash kopjative dhe ç‘bëj? -E shes këtë gjithësi të madhe që ma dhuroi zoti, vetëm kur linda, gjithçka që është brenda shpirtit që kërkon të lëvizë, e gjymtyrëve që kërkojnë të shprehin. Gajasem kur kuptoj se dikush më i qëlluar se vetë heshtja ime, atë çfarë shita, ai di ta “përdorë” më mirë. Sot liria kopjative dhe koncepti i saj që duhej të mbahet në piedestal, sot ajo është e klanizuar nga rrymat e ftohta të kësaj shoqërie. Prandaj nuk dua të them se nuk jam i lirë të dashuroj, të kem jetën time, të kem një punë profesionale, por nuk jam i lire të jetoj përtej limitit që jam i aftë ose të paktën të tjerët të krijojnë dhe tja lejojnë vetes këtë mundësi. Limiti nuk është fundi, është fillimi i një sipërmarrje,pikërisht këtu duhet të predominojnë rregullat e jo tregtarët ambulatore që blejnë liri e duan heshtje,sepse vetëm ata i janë destinuar jetës të këtij vendi.

Ai apo ajo është një i lirë apo e lirë me një liri kopjative. Ai apo ajo jeton, mendon, vepron, shet, blen këtë liri. Nëse vazhdoni të thoni se ka liri dhe nëse e quani mendjen time të palogjikshme për këtë moment ,më vjen keq që jetoni pa krijuar e formuar harmonikën e lirisë tuaj. Ky shkrim nuk i shërben një të pasuri,dikujt që është në politikë ,dikujt që mirëfilltë ka blerë liri. Shdrejtësi, interesa ,maskime edhe më injoranti për të jetuar i shfrytëzon. I vlen një të riu që formohet shume edhe prapë mbetet në ujërat e mos-vetëdijes se çfarë e pret në të ardhmen. Për fatin e keq si një i ri shqiptar, jo për veten, sepse kam kohe që hesht, në mungesë të instrumentit të barazisë por jo të skajshme, pse jo edhe zotit të na japë atë çka meritojmë, jo në teorinë e një autoktoni që s ‘njeh asgjë të hapësirës ku jeton, më vjen keq që janë shtuar tregtaret që nuk shesin më produkte ushqimore por lirinë e dikujt tjetër. Askush nuk vë dorën për këta tregtar ambulator që blejnë lirinë time në shumë forma banale ,më shndërrojnë në një njeri të heshtur ,aq të vdekur e në vakum sa nuk mund të shprehem për pronën time ,për studimet e mia ,për sipërmarrjen time, për ato fraksione ku ju shtypni. Kështu imponohet edhe media,kështu imponohet edhe biznesi, kështu,pse jo klanizohet i riu apo e reja, kështu ne vihemi në ndikimin dhe veprimin e dikujt që është në karrige dhe dikujt që ka ëndërr për të .Është kjo politikë që ju lejon të bëni domino, mos u nxeh dhe shesh-besh!

*Autori, Morin Radoniqi 20 vjeç, vazhdon studimet e larta

(Gre.M/Shqiptarja.com)