Tregtia me Italinë shënon rënie në janar të 2015-ës
TIRANË, 9 Mars/ATSH/- Tregtia me Italinë në muajin janar të këtij viti shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtin periudhë të viti 2014. Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme, shkëmbimet tregtare me Italinë gjatë muajit të parë të vitit llogariten 19.045 milionë lekë. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit […]
TIRANË, 9 Mars/ATSH/- Tregtia me Italinë në muajin janar të këtij viti shënoi një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtin periudhë të viti 2014.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme, shkëmbimet tregtare me Italinë gjatë muajit të parë të vitit llogariten 19.045 milionë lekë. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014 shkëmbimet tregtare me Italinë llogariten 22.193 milionë lekë.
Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Sipas INSTAT-it, me Italinë shkëmbimet tregtare zënë 36.2 për qind të totalit. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave 'tekstile dhe këpucë," në vlerën 6.128 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, makineritë për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 471 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale.
Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë llogariten në vlerën e 9.588 milionë lekëve. Në janar të 2014-ës eksportet nga Italia llogariteshin 11.748 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi "tekstile dhe këpucë". Eksporti i kësaj kategorie arriti në janar të 2015-ës vlerën e mbi 71.604 milionë lekëve./a.gjonaj//m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion
15 Janar, 13:40
-
'Arratiset' nga Los Anxhelos me avion privat, Leonardo DiCaprio 'kryqëzohet' në rrjet
15 Janar, 13:37
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33