Tregu "Dinamo", tregtarët në
protestë: Jo mbylljes, s'ka cianu

Tregu protestë: Jo mbylljes, s'ka cianu">
TIRANE- Tregtarët e ish- Uzinës “Dinamo”  protestuan sot paradite  kundër mbylljes së tregut. Tregtarët thonë se kanë 15 vjet që punojnë në këtë treg dhe nuk kanë pasur asnjëherë asnjë shqetësim, apo të kenë dëgjuar për mbetje të rrezikshme të cianurit, i cili doli si problem vetëm këto ditë.

Tregtarët janë kundër bashkisë e cila kërkon transferimin e tregut në tregun e fruta perimeve në Kashar. Ndërkohë ministria e Bujqësisë rekomandon mbylljen e tregut për shkak të mos respektimit të kushteve higjeno sanitare.

Ata thonë se cianuri nuk ka qenë tek ish uzina Dinamo por tek uzina "Dajti", shumë larg kësaj zone.   Ndërkohë që akuzojnë bashkinë se gjithcka bëhet për interesa klienteliste.

 “Kemi 15 vjet që kemi punojnë në këtë treg. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për mbetje të rrezikshme. Kjo ndodhi sot. E bëjnë për ambicie , me na prish punë e me na lanë pa punë”-thonë tregtarët.

”Cianuri është përdorur tek uzina “Dajti”, jo këtu. Të bëjnë analiza radioaktive të ajrit.  Mbyllja e tregut Dinamo është për interesa klienteliste, është qëllim monopolizimi i këtij tregu. Është lojë,  mashtrim i pastër, cianuari nuk ka qenë tek ne, është lojë e bashkisë. Nuk është cianur, është kripë cianuri, dhe ata që kanë punuar aty madje kanë larë dhe duart me të. ”- thonë protestuesit në prononcim për gazetarin e Tv A1Report Arsen Rusta i cili po ndjek protestën.

DEPUTETI PS, SHALSI ME PROTESTUESIT: CIANURI KEQINFORMIM
Deputeti i PS-së Eduard Shalsi ndodhen pranë protestuesve për t'i dëgjuar.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, deputeti i PS-së Eduart Shalsi ka mbërritur në vendin ku protestojnë tregtarët. Ai deklaroi se ishte aty për të dëgjuar  se do të dëgjoj të gjitha shnqetësimet e tyre dhe më pas do diskutohet zyrtarisht se çfarë do të bëhet me këtë treg. “Jam këtu në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. I kam ndjekur me shqetësim zhvillimet këto ditë. Jam këtu që t’iu dëgjoj të bëj një bisedë më ju dhe pastaj së bashku me titullarët e tjerë të marrim një vendim.”-deklaron Edi Shalsi.

Tregtarët falenderuan Shalsin për interesin dhe sqaruan se kanë 15 vjet që punojnë në këtë treg. “Nuk kemi marr asnjë infrormacion se ka patur ndonjë të sëmurë në këto vite pune, as nga spitali. Këto bëhen qëlllimisht nga konkurrenca”
 
“Unë jam vënë në dijeni të shqetësime, por rasti i cianurit është rast flagrant keqinformimi. Nga ana tjetër në rast se ka biznese që nuk plotësojnë kushtet duhet të mbyllen por penalizimi i plotë i këtij tregu në cilësinë e një parlamentari do ta konsideroja të padrejtë. Do marr kontaktet me ministrat përkatës” – tha Shalsi, i cili më pas vijoi inspektimin.

LUFTA PER TREGUN

Tregtarët rrëfejnë luftën gati një vjeçare që këtij tregu i është dashur të bëj për të mos lejuar mbylljen. “Drejtori i ASHR-së, Mëhilll Gecaj në muajin prill dërgoi një shkresë ku thoshte se tregu ishte jashtë standarteve, e se nuk i plotësonte kushtet.

Më pas deshën të na largonin nga tregu.  E blinduan hyrjen e tregun me forca policie,  por ne u përplasëm fizikisht,  u bëm gardh dhe nuk e lejuam policinë. Ata u tërhoqën.  
Po në tetor të këtij viti  u kërkua që të vendoseshin mbulesa të tjera mbi sipërfaqen e  tregut ushqimor.  

Tregtarët nuk dalim që këtej. Kur kërkuan përmirësim kushtesh, ne u munduam ti rregullonin. Me interesa klienteliste duan të na çojnë në tregun e Kasharit” –bëjnë të ditur tregtarët në letrën që u kanë nisur  institucioneve përgjegjëse por edhe medias.

BOZHIQI: JO PENALIZIM KOLEKTIV

Alfred Boxhiqi kryetar i Shoqatës së Tregtarëve Agro-Ushqimor deklaron se ngritja e problemit të lëndëve kimikate ka qënë e qëllimshme e se tregu nuk mund të mbyllet për shkelje të një apo disa subjekteve .

“Nuk flitet për cianur të pastër. Prindërit tanë që punonin në atë kohë lanin duart me të. Të marrin specialist dhe të shohin nivelin e ndotjes. Jam dakort me projektin për modernizmin e Tiranës, por tregu duhet të qëndroj këtu, Ne nuk duhet të largohemi prej këtej se jemi pjesë e këtij komuniteti”, rrëfen Bozhiqi.

Ai shprehet se abuzimet me tregtarët kanë qënë të herëpashershme. “Një ditë më parë inspektorët e AKU erdhën këtu dhe vendosën gjoba. Me ç’të drejtë kërkohet që të mbyllet tregu me 5200 të punësuar e 485 biznese të ngritura. Ky është penalizim kolektiv. Ata që mendojnë të luajnë me tregun”Dinamo” e kanë gabim”-deklaron kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Agro-Ushqimor.

ORA 11:10 REAGON PANARITI

Ministria e Bujqësisë reagon pas protestës së tregtarëve duke deklaruar se është e vendosur të mos bëj asnjë kompromis.

 “Nuk do të hezitojmë dhe nuk do të ndalemi dhe as nuk kemi ndërmend  të frenohemi nga kërkesa insistuese për zbatimin e standardeve  të larta në produktet ushqimore.  Asnjë kompromis për këtë standard” –deklaroi Panariti.

Ai tha se institucioni që ai drejton nuk mund të bëj kompromise me helmimet, infeksionet me kancer, me keqformimet embrionale që bazën e kanë tek ndotja e mjesdiit dhe ndotja e prodhimeve ushqimore”. 

Por  kreu i Ministrisë Bujqësisë dha gjithahstu një lajm pozitiv për tregtarët kur tha se “Të lejohen autoritet të bëjnë të mundur zbatimin e këtyre standarteve, dhe unë jam i bindur se  nuk do të largohen nga tregu ata që zbatojnë standartet. Të tjerët duhet të largohen, lobimi nuk i shpëton dot”- sqaroi Panariti


Redaksia online
(sg/azh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK